Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Tender 3.5 mln euro për të përgatitur letrat e tenderit 170 mln euro të FSHZH

59
Sigal

Dritani i FSHZH firmëtarë i miratimit të 4 tenderave me vlerë 3.3 mln euro për xhepat e një firme konsulence që do hartojë, përgatis dokumente tenderash në letër dhe projekt-ide për fasada, shëtitore, ura dhe restaurime monumentesh kulturore

Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të shpenzojë rreth 3.3 milionë euro me një tender, që ka për synim shërbimin e konsulencës për hartimin e tenderave, që do të zhvillojë në të ardhmen ky institucion. Në total ka katër lote, me nën-objekte të veçantë. Loti i parë dhe më i kushtueshmi ka për objekt “Përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte të konektivitetit, rrugë dhe ura, etj”, me fond limit 166.6 milionë euro.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të shpenzojë rreth 3.3 milionë euro me një tendër që ka për synim shërbimin e konsulencës për hartimin e tenderave që do të zhvillojë në të ardhmen ky institucion. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur këtë fillim qershori të hapë garën për të marrë shërbime nga studio private, pikërisht për përgatitjen e termave të referencës për tendera, të cilat janë përgjegjësi e institucioneve publike.

Tenderi bazë është i titulluar “Mbështetje për programin 2024–2026 – shërbime projektimi”, me fond limit 333 milionë lekë të reja. Ky fond është i ndarë në katër lote, me nën-objekte të veçantë. Loti i parë dhe më i kushtueshmi ka për objekt “Përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte të konektivitetit, rrugë dhe ura, etj”, me fond limit 166.6 milionë euro.

Në lotin e dytë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur në dispozicion 83.3 milionë lekë të reja për “Përgatitje të dokumenteve për tenderim, për objekte civile, industriale, sportive, residenciale, etj”.

Në lotet tre dhe katër, institucioni i Dritan Agollit ka vendosur të shpenzojë shuma të njëjta, nga 41.6 milionë lekë të reja për secilin, për “përgatitje dokumentesh tenderi për restaurim objektesh të trashëgimisë kulturore dhe atyre me natyrë kulturore e sportive”.

Në dokumentet e tenderit 3.3 milionë euro të Fondit Shqiptar të Zhvillimit thuhet se studiot fituese do të kenë për detyrë që të analizojnë detyrat e projektimit të veprave publike, projekt-idetë paraprake, projektin përfundimtar të zbatimit, hartimin e preventivit dhe specifikimet teknike. Praktikisht, fituesit e tenderit që po zhvillon Dritan Agolli do të merren me gjithçka, që lidhet me tenderat e ardhshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ndërkohë që ligji për Prokurimet Publike ia ngarkon këtë përgjegjësi institucioneve shtetërore.