Një pritje entuziaste i kanë rezervuar qindra demokratë librazhdiotë ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e tij të radhës, për një PD më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar.
Nga pamjet e transmetuara dallohet se si qytetarët e duartrokasin ish-kryeministrin Berisha duke shprehur hapur mbështetjen ndaj tij.
Në këtë takim, ish-kryemisnitrin e kanë shoqëruar një sërë figurash politike të PD, si ish-presidenti Bujar Nishani, deputeti Luçiano Boçi, deputeti Edmond Spaho, ish-deputetja Arbiola Halimi, si dhe ish-deputeti Rrahim Çota.