“Foltorja” e radhës në Berat/ Sali Berisha thirrje demokratëve për pjesëmarrje masive

231
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se “Foltorja” e radhës për një parti Demokratike më të bashkuar do të mbahet në qytetin e Beratit ditën e nesërme. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se takimi do të zhvillohet në orën 17:00 ne Pallatin e Kulturës të Beratit, ndërsa fton demokratët të marrin pjesë, pasi sipas tij, vetëm të bashkuar mund të fitojnë. Më parë Berisha ka zhvilluar takime edhe Fier, Tiranë, Vlorë, në qytetin e Durrësit, Gjirokastër, Kukës, Peshkopi ku dhe është mirëpritur me entuziamzëm nga qindra qytetarë. Kjo lëvizje erdhi pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të parjashtur Berishën nga grupi parlmentar i PD. Ish-kryedemokrati ka nisur një tur takimesh me demokratët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e një referendumi që një parti më të fortë e të bashkuar.