Fluks në doganat e vendit, mijëra shqiptarë kthen në atdhe për Vitin e Ri

487
Sigal

Mijëra emigrantë shqiptarë po kthehen në vend për të festuar Vitin e Ri 2020. Mësohet se në pikën kufitare të Kapshticës po punohet me 7 sportele.

Në orët e fundit, 4900 persona kanë hyrë në tokën shqiptare nga pika doganore e Kapshticës dhe 3779 shtetas, të tjerë kanë udhëtuar drejt tokës greke.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës, nga pika kufitare e Morinës në Kosovë, në 24 orët e fundit kanë hyrë 3430 automjete dhe 8983 persona.

Këta të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga porti i Durrësit dhe më pas kanë udhëtuar drejt Kosovës.

Ndërsa në Shqipëri nga kjo pikë doganore janë futur 3242 automjete dhe 7000 persona të huaj dhe shqiptarë.