Flet Dr. Enriko Ceko: Laboratorët modern, mësimdhënia dhe angazhimi i studentëve, tre problemet që bëjnë diferencën në arsim

 

 Nga Gjimnazi në Universitet, duhet një vizion i ri për arsimin moderrn Shqiptar

Sigal

– Programet e studimit, edhe pse janë bërë përpjekje, kanë mbetur pothuajse ato klasiket.

-Shkolla e mesme dhe ai universitar, duhet të përgatitin individë që jo vetëm dinë të citojnë libra, por edhe të përballen me jetën reale, tregun e punës dhe sfidat globale.

– Shkolla e mesme duhet të përgatitë qytetarë të aftë që edhe nëse nuk ndjekin studimet e larta, të kenë njohuri të përgjithëshme nga jeta

– Ka ardhur koha që shkolla e mesme të konsiderohet si shkolla bazë e jetës dhe e qytetarisë dhe arsimi i lartë universitar si shkolla që të përgatit fort shoqërinë dhe shtetin.

– Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta kalojnë pragun e të ardhurave të mesme në të larta as për dy gjenerata!

Dr. Enriko Ceko

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Groëing to High Income in Europe and Central Asia”.

Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta kalojnë pragun e të ardhurave të mesme në të larta as për dy gjenerata…….

Për vitin e ri akademik 2025 – 2026, që filloi më 6 tetor 2025 në të tëra institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri (dhe në disa nga vendet përreth), vërej me kënaqësi se ka më shumë të rinj që hyjnë për herë të parë në arsimin universitar se sa vitin e kaluar, por përsëri jemi shumë larg numrave të rreth 30 viteve më parë. Sidoqoftë, duket se kryesisht, programet e studimit, edhe pse janë bërë përpjekje, kanë mbetur pothuajse ato klasiket, me ndryshimet e bëra në fillim të viteve “90, ndërsa ka disa programe të reja që janë futur në tregun e arsimit të lartë dhe kjo për shkak të ndikimit të ndryshimeve që vijnë nga makromjedisi kryesisht prej vendeve perëndimore dhe atyre që janë në zhvillim të shpejtë, ekonomive emergjente dhe vendeve të zhvilluara.

Në një botë që po ndryshon me kaq shpejtësi për shkak të globalizimit, teknologjive, digjitalizimit, inteligjiencës artificiale, sistemeve të furnizimit dhe logjistikë, etj, arsimi nuk mund të mbetet i kufizuar në tërësi dhe i kufizuar tek format klasike të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe te kurrikula e kësaj periudhe.

Shkolla e mesme dhe arsimi universitar, edhe pse kanë diferenca në lidhje me qasjen ndaj disiplinave, në përgjithësi duhet të përgatitin individë që jo vetëm dinë të citojnë libra, por edhe të përballen me jetën reale, tregun e punës dhe sfidat globale.

Për këtë nevojitet një qasje e re sipas së cilës shkolla e mesme e përgjithëshme dhe e mesme profesionale të ofrojë bazat praktike të jetës dhe universiteti të krijojë mundësi që studentët të thellojnë njohuritë me dhe në shkencat e avancuara, me aftësi, njohuri dhe kompetenca përtej të sotmes.

Në lidhje me atë se çfarë duhet të dijë një nxënës i shkollës së mesme në përfundim të ciklit mësimor mund të thuhet se ai nuk bën përgatitje vetëm për të kaluar provimet  e maturës, por për qenë në gjendje të përballojë jetën ashtu si i vjen çdokujt, njërit lehtë e tjetrit me shumë vështirësi. Jeta nuk bën dallime.

Në lidhje me atë se çfarë duhet të dijë një nxënës i shkollës së mesme në përfundim të ciklit mësimor mund të thuhet se ai nuk bën përgatitje vetëm për të kaluar provimet  e maturës, por për qenë në gjendje të përballojuë jetën ashtu si i vjen çdokujt, njërit lehtë e tjetrit me shumë vështirësi. Jeta nuk bën dallime. Vjen ashtu si nuk e pret, dhe edhe nëse dikush mendon se është imun ndaj çdo lloj vështirësie.

Në fund të fundit është një luftë për t’u fituar. Në të kundërtën, dështimi është i pashmangshëm.

Për këtë nxënësi i shkollës së mesme të përgjithëshme dhe asaj profesionale duhet të fitojë: 

  1. Dije akademike bazë-Aftësi jetësore-Vlera dhe karakter-Njohuri praktike për jetën-Horizont kulturor.

 

Në lidhje me dijet akademike bazë bëhet fjalë për: Gjuhë dhe letërsi për të komunikuar qartë e bukur. Matematikë për logjikë dhe arsyetim. Shkenca natyrore për të kuptuar botën. Histori dhe gjeografi për të njohur shoqërinë. Gjuhë të huaja për komunikim global.

 

Në lidhje me aftësitë jetësore bëhet fjalë për: Menaxhim kohe dhe detyrash. Mendim kritik dhe zgjidhje problemesh. Punë në grup dhe bashkëpunim. Aftësi komunikimi.

 

Në lidhje me vlerat dhe karakterin bëhet fjalë për: Ndërgjegjësim qytetar. Etikë dhe ndershmëri.

  • Tolerancë dhe respekt për diversitetin. Vetëbesim dhe motivim.

Në lidhje me njohuritë praktike për jetën bëhet fjalë për:

  • CV dhe prezantim personal. Financa personale. Shëndeti dhe kujdesi për veten. Përdorim i teknologjisë si mjet pune. Edukim qytetar dhe ligjor.

 

Në lidhje me horizontin kulturor bëhet fjalë për: Lexime të rëndësishme letrare. Art, muzikë dhe sport. Një hobi ose pasion personal. Sa më lart, aq më shumë që në ditët tona kërkohen risi që duhet të futen në programet e shkollave të mesme të përgjithëshme dhe profesionale. Sot, shkolla e mesme e përgjithshme dhe ajo profesionale duhet të ofrojë më shumë se bazat. Në këtë nivel arsimi mund të përfshihen lëndë të reja si:

  • Manaxhim, Financë, Kontabilitet, Marketing. Të drejtat e njeriut dhe qytetaria. Taksim dhe politika fiskale. Mjedis dhe ekonomi qarkulluese. Bujqësi e përgjithshme dhe siguria ushqimore. Digjitalizim dhe inteligjencë artificiale. Biznesi dhe teknologjia.

Janë pikërisht këto displina që e kthejnë shkollën e mesme në një hap të parë përgatitor për nxënësit, qytetarët e të ardhmes në realitetin actual, që tashmë është edhe modern.

Parë në këtë aspekt, është e dukshme që shkolla e mesme duhet të përgatitë qytetarë të aftë që edhe nëse nuk ndjekin studimet e larta, të kenë njohuri të përgjithëshme nga jeta dhe nga ekonomia, mjaftueshëm sa të fillojnë një rrugëtim në jetën e tyre, të fillojnë punë, të kenë mundësi teorike dhe praktike për fillimin e një veprimtarie ekonomike, etj.

Dhe nëse shkolla e mesme do të mund të ofrojë bazat e vërteta të jetës, atëhere arsimi i lartë, lirohet nga disiplinat e përmendura më sipër, që janë të zakonshme në vitin e parë të studimeve të lartë në çdo program, degë, a profil universitar i nivelit bachelor dhe nëse ndodh kjo, arsimi i lartë fiton rreth 60 kredite, pra një vit të tërë akademik dhe ka mundësinë që të zhvillohet dhe zgjerohet më tej dhe të krijojë mundësi që studentët të fitojnë aftësi, të ndërtojnë njohuri dhe krijojnë kompetenca të reja në fusha të tilla si: 1. Shkenca dhe teknologjia e avancuar 2. Ekonomi, menaxhim dhe shoqëri 3. Ligj, politikë dhe etikë 4. Shëndet dhe shkenca humane

  1. Kompetencat e shekullit XXI. Në lidhje me shkencat dhe teknologjinë e avancuar bëhet fjalë për: Inteligjencë artificiale, machine learning, deep learning. Big Data dhe analitikë. Bioteknologji dhe nanoteknologji. Energjitë e rinovueshme dhe teknologjitë e gjelbra. Në lidhje me ekonominë, menaxhimin dhe shoqërinë bëhet fjalë për: Ekonomi digjitale dhe fintech. Inovacion dhe sipërmarrje. Globalizim dhe menaxhim ndërkulturor. Ekonomi krijuese dhe industri kulturore. Në lidhje me ligjin, politikën dhe etikën bëhet fjalë për: E drejta digjitale, GDPR dhe siguria kibernetike. Diplomaci digjitale dhe qeverisje globale. Etika e teknologjisë.

 

Në lidhje me shëndetin dhe shkencat humane bëhet fjalë për: Shëndet mendor dhe neuroshkencë.

  • Studimet për jetëgjatësinë dhe shëndetin publik global. Psikologji ekonomike dhe shkenca ndërdisiplinore. Në lidhje me kompetencat e shekullit XXI bëhet fjalë për:
  • Design thinking, krijueshmëri, inovacion dhe standarde. Lidership i bazuar në vlera.
  • Storytelling dhe komunikim global. Projekte ndërdisiplinore në bashkëpunim me industri.

 

Më poshtë po paraqes një tabelë krahasimore midis shkollës së mesme dhe arsimit të lartë universitar në fusha të ndryshme.

 

Nr Fusha Gjimnaz (baza) Universitet (avancimi)
1 Ekonomi & Biznes Hyrje në ekonomi, menaxhim bazë, financë personale, kontabilitet elementar, marketing i thjeshtë Ekonomi digjitale & fintech, menaxhim strategjik, analiza financiare, sipërmarrje & start-up, industri krijuese
2 Të Drejtat & Shoqëria Të drejtat e njeriut, qytetari aktive, etika bazë E drejta digjitale (GDPR, cyber laë), diplomaci digjitale, qeverisje ndërkombë

tare, etikë në teknologji

3 Mjedisi & Qëndrueshmëria Edukimi mjedisor, riciklim, ekonomi qarkulluese bazë, bujqësi e përgjithshme Politika të qëndrueshmërisë, energji të rinovueshme, menaxhim i krizave klimatike, bioekonomi, bujqësi e zgjuar
4 Teknologji & Digjitalizim Hyrje në AI, programim bazë, siguri në internet, përdorim i mjeteve digjitale Inteligjencë artificiale e avancuar (machine learning, deep learning), big data & analitikë, blockchain, robotikë e avancuar, siguri kibernetike
5 Shëndet & Jetë Shëndet fizik & ushqyerje, sport, psikologji praktike Shëndet mendor & neuroshkencë, longevity studies, shëndet publik global, shkenca ndërdisiplinore (psikologji + ekonomi)
6 Kompetenca personale Menaxhim kohe, komunikim, punë në grup, prezantim bazë Lidership i bazuar në vlera, design thinking, storytelling global, punë ndërdisiplinore (projekt me kompani/industri)
7 Kultura & Horizonti Letërsi bazë, art, muzikë, histori & gjeografi Media digjitale, kultura globale, arti & teknologjia, analiza e kulturave dhe industri kreative

 

Si përfundim, ka ardhur koha që shkolla e mesme të konsiderohet si shkolla bazë e jetës dhe e qytetarisë dhe arsimi i lartë universitar si shkolla që të përgatit fort shoqërinë dhe shtetin e vendin dhe kombin për të ardhmen. Për të arritur këtë gjendje, është e nevojshme që në arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe profesional të futen edhe lëndët si më poshtë:

  • Manaxhim, Financë, Kontabilitet, Marketing. Të drejtat e njeriut dhe qytetaria.
  • Taksim dhe politika fiskale. Mjedis dhe ekonomi qarkulluese. Bujqësi e përgjithshme dhe siguria ushqimore. Digjitalizim dhe inteligjencë artificiale. Biznesi dhe teknologjia.

Dhe nëse shkolla e mesme do të mund të ofrojë bazat e vërteta të jetës, atëhere arsimi i lartë, lirohet nga disiplinat e përmendura më sipër, që janë të zakonshme në vitin e parë të studimeve të lartë në çdo program, degë, a profil universitar i nivelit bachelor dhe nëse ndodh kjo, arsimi i lartë fiton rreth 60 kredite, pra një vit të tërë akademik dhe ka mundësinë që të zhvillohet dhe zgjerohet më tej dhe të krijojë mundësi që studentët të fitojnë aftësi, të ndërtojnë njohuri dhe krijojnë kompetenca të reja në fusha të tilla si: 1. Shkenca dhe teknologjia e avancuar…

Një opsion tjetër mund të jetë edhe përvoja e disa vendeve, kryesisht anglosaksone dhe / ose vende të tjera që e kanë adoptuar këtë përvojë, sipas së cilës, midis shkollës së mesme dhe arsimit të lartë universitar, ndërhyet me një vit të plotë akademik, me 60 kredite, në të cilin ndjekësit e këtyre studimeve të fitojnë aftësi, njohuri dhe kompetenca në fushat si:

  • Manaxhim, Financë, Kontabilitet, Marketing. Të drejtat e njeriut dhe qytetaria. Taksim dhe politika fiskale. Mjedis dhe ekonomi qarkulluese. Bujqësi e përgjithshme dhe siguria ushqimore. Digjitalizim dhe inteligjencë artificiale. Biznesi dhe teknologjia. Etj…

Kjo mesa duket të paktën për mua është e vetmja mënyrë që të rinjtë të mund t’ia dalin të jenë të përgatitur jo vetëm për të kaluar provimet e maturës, por për të jetuar, për të krijuar dhe për të udhëhequr.

Kalendari për vitin shkollor 2025-26

Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026, duke përfshirë datat e nisjes së mësimit, periudhat e pushimeve, afatet e provimeve kombëtare, si dhe procedurat e regjistrimit online për klasat hyrëse.

Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë, të mesëm të lartë do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit përveç maturantëve do të bëhet më 12 qershor 2026.

Për maturantët, mësimi përfundon më 29 maj, në mënyrë që të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur për provimet shtetërore, të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor. Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026.

Procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën e dhjetë do të realizohet përmes portalit e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht 2025. Sa i përket shpërndarjes së librave falas, shkollat do të afishojnë listat përkatëse dhe do të informojnë prindërit mbi datat dhe vendet ku do të kryhet marrja e tyre. Pushimet dimërore janë caktuar nga 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, ndërsa ato pranverore do të zhvillohen nga data 30 mars deri më 3 prill 2026

Njeriu mëson gjatë gjithë jetës. Falë arsimimit ne mund t’i kuptojmë gjërat që na rrethojnë, t’i shpjegojmë dukuritë e ndryshme, të shfaqim interesimin tonë dhe aftësitë tona. Arsimimi na ofron jo vetëm dije nga fushat dhe shkencat e ndryshme por, edhe mundësinë që të krijojmë përvojë për gjërat që na interesojnë dhe në këtë mënyrë që të përmirësohemi si individ. Krahas kësaj, përmes arsimimit i mësojmë edhe shkathtësitë e nevojshme për të kryer punë të ndryshme, për të studiuar dhe për ta bërë botën një vend më të mirë.