Fizioterapisti i Kombëtares ndërroi jetë nga COVID-i, reagon Presidenti Meta: Kontributor i palodhur për gati tre dekada

37
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se Mihali ishte kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.

MESAZHI I METËS

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!