Fier/ Falsifikim dokumentash, prokuroria merr materialet për noteren 51-vjeçare

138
Sigal

DVP Fier ka dorëzuar në prokurori materialet për një notere 51-vjeçare me inicialet A.H e cila akuzohet për falsifikim dokumentash dhe vulash.

Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

-Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, menjëherë pas publikimit të disa pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, ku dyshohet se një shtetase me profesion notere kishte falsifikuar dokumentet, kanë referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases A. H., 51 vjeçe, me profesion notere.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë ushtrimit të profesionit, ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.