Policia ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mesditë në fshatin Sheq të Fierit, ku burri vrau gruan me thikë. Sikundër mësohet autori I këtij krimi është Demokrat Medinaj, ndërkohë që viktima është Irvana Medinaj.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.