Festa e Amerikës, Ilir Meta: SHBA, shembull frymëzimi për vendet që aspirojnë demokracinë

96
Sigal

Me fjalët e thëna nga Benjamin Franklin, Ilir Meta nisi urimin për ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Aty ku strehohet liria, atje gjendet vendi im”. – Benjamin Franklin – kështu nisi urimi i Kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

“SHBA kanë qenë dhe mbeten shembull dhe burim frymëzimi për të gjithë njerëzit dhe kombet që aspirojnë për demokraci të vërtetë, për liritë dhe dinjitetin njerëzor. Gëzuar Festën e Pavarësisë SHBA, popullit amerikan dhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur për forcimin e miqësisë afatgjatë dhe të marrëdhënieve tona strategjike!” – tha Meta me rastin e 4 korrikut ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.