Fermerët kërkojnë zgjidhje, shitën duhanin por s’kanë marrë lekët

520
Sigal

Fermerët e duhanit në Cërravë të Pogradecit kërkojnë ndërhyrje nga shteti për tu zgjidhur problemin e mospagesës për duhanin e kultivuar që ata ia kanë shitur një kompanie të paliçensuar. Ata kanë dalë në protestë, duke u shprehur se kanë mbetur në mes të 4 rrugëve.

Dhjetëra fermerë të duhanit në Cërravë të Pogradecit prej një viti e gjysëm nuk kanë marrë paratë e produktit që ia kanë shitur një kompanie private.

Ata kanë dalë në protestë, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë që t’iu gjejë një zgjidhje.

Fermeri: Jemi bllokuar një vit e ca, nuk po marrim lekët e duhanit. Dikush ka një milion e gjysëm, kush dy, kush dy e gjysëm e me radhë.Tani të punojmë një vit të tërë dhe të mos marrim paranë që na takon, nuk ëhstë e drejtë kjo. Më duket se po tallen me ne.

Fermerja: Vetëm duhan mbjellim, të pres lopën unë të marr një viç 500 mijë lekë? Duhan tre dylym. Nga ora 4 deri në 2 shkoj shkoj punoj, të numërosh rrënjët dhe lodhesh, jo ta kalosh flerë më fletë. Helm është ai viran dhe nuk po likujdohemi të marrim paratë.

 Por pavarësisht ndërhyrjes së Ministrisë së Bujqësisë,  kjo situatë duket pa një zgjidhje, pasi kompania që u ka blerë fermerëve duhanin e kultivuar nuk është e liçensuar.