Sali Berisha: Shqiptarët nën ujë, Rama hapte ekspozitë shkarravinash në Neu Jork

382
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij se gjatë kohës kur vendi ynë u përfshi nga përmbytjet masive, Edi Rama ishte në New York për një ekspozitë personale. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha pohoi se ky ishte një mëkat i madh që i bëhet popullit.


“Seanca duhet të merret me këto probleme. Është mëkat të merresh me gjëra të tjera. S’të lejoj ty. Kthehet nga New York-u, me vrap nuk shkon në asnjë vend të përmbytur. Ju vidhni në dogana dhe shkatërroni prodhimet vendase. Pra, vrapon ky tani. Mbledh ca fshatarë të tjerë dhe u thotë se do u ndërtoj rrugë tek parcelat. A lyhet dy herë Liceu Artistik se zotërisë nuk i pëlqen ngjyra pana, por e donte mavi. Problem është shpërndarja e të ardhurave. Kujt t’ja thuash?”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Berisha lëshoi akuza ndaj qeverisë sa i takon bashkëpunimit me Bashkinë e Veronës për mbetjet se kjo është një aferë korruptive me organizatën Ndrangheta e cila është bërë në bashkëpunim me deputetin Artan Gace dhe kryeministrit Rama. Ai tha se “Mafia e plehrave të Italisë erdhi në Tiranë. Italiani i dënuar përdori plehrat për rrugët”. Ndërkohë, Berisha për disa herë me radhë foli në italisht, teksa risillte në vëmendje disa artikuj të publikuar në mediat italiane. Kjo gjë shkaktoi të qeshura në sallë, duke çtensionuar kështu disi situatën e krijuar më herët.