Emocione të forta/ Rrëfimi i parë pas humbjes, Hillari Clinton – amerikanëve: “Mos u dorëzoni kurrë”

309
Me një fjalim emocionues, duke shfaqur hapur vuajtjen dhe dhimbjen, u shfaq në daljen e parë publike që pas humbjes përballë Trump në garën për presidentin e SHBA, Hillary Clinton.
Sigal

“Nuk është e lehtë të jem këtu, javën e shkuar mendova të mos dilja më nga shtëpia”- ka thënë ajo.

Kandidatja demokrate tha se ajo donte të futej brenda në shtëpi me një libër të mirë dhe të mos dilte më kurrë.

Deklaratën e bëri në një fjalim gjatë një aktiviteti bamirësie për fëmijët, ku ajo u kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë.

“Tani do ta pranoj që të vija këtu nuk ishte e lehtë aspak për mua”, tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve.

“Ajo që doja të bëja gjatë gjithë javës së shkuar ishte të ulesha në shtëpi e të lexoja ndonjë libër, të nxirrja qentë dhe të mos dilja më kurrë nga shtëpia”- tha ajo.

E veshur me blu, ajo e bëri thirrjen e saj për të pranishmit. “Mos u dorëzoni kurrë”. “E di që së fundi shumë njerëz kanë menduar nëse Amerika është vendi që ne të gjithë mendonim, por ju lutem dëgjoni cfarë ju them, ia vlen të besosh te Amerika. Na takon të gjithëve të punojmë për ta bërë me të fortë e më të drejtë dhe ende, kemi nevojë për ju, Amerika ka nevojë për energjinë tuaj, ambicjen tuaj dhe talentin tuaj. Ne do t’ja dalim”-tha ajo.

Audienca e ngritur në këmbë, brohoriste emrin e Hillaryt dhe e shoqëroi me duartrokitje gjatë një fjalimi emocionues.