Ferma e kanabisit në Berat, nën hetim 80 persona, mes tyre edhe gra

121
Sigal

80 persona janë vënë në ditën e sotme, të akuzuar si puntorë në një fermë kanabisi në fshatin Drenovicë, në Kutalli, në Bashkinë Dimal.

Personat nën hetim, burra dhe gra janë nga qytete të ndryshme të vendit.

Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe mësohet se ka mbërritur brenda ambjenteve të policisë ambulanca.

Pronarët e fermës së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Pritet që të ndaluarit të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.