Ferit SHQEFNI/ Në vend të ujit çezma fallco

    Mungesa e ujit të pijshëm gjatë stinës së nxehtë të verës është bërë një shqetësim dhe ankth për mbarë qytetarët e Tiranës. Furnizimi i qytetarëve të Tiranës me ujë të pijshëm, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është bërë akoma më shqetësues. Në bisedë me disa qytetarë të Tiranës, mësojmë se oraret e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm që nuk janë shtuar, por ata janë pakësuar ose reduktuar më shumë. Nëse Tirana furnizohej rregullisht 3 herë në ditë me uji të pijshëm dhe me orare të gjata, tani ajo furnizohet vetëm me orar të kufizuar. Kështu psh, nëse në mëngjez orari i furnizimit me ujë të pijshëm ishte nga ora 5 deri në 9, tani ky orar është reduktuar në dy orë. Nëse në drekë orari i furnizimit me ujë të pijshëm ishte nga ora 12 deri në 16:00, tani ky orar është në dy orë. Nëse në darkë orari i furnizimit me ujë të pijshëm ishte nga ora 18 deri në 22, tani ky orar është përgjysmuar. Mungesa e ujit të pijshëm pothuajse në të gjitha lagjet e Tiranës, ka vazhduar gjatë gjithë stinës së verës. Kjo situatë është krijuar jo vetëm për shkak të keqmanaxhimit nga Ujësjellësi, por dhe nga keqpërdorimi i lavazheve. Janë me dhjetra lavazhe në kryeqytet që i mbajnë në funksion 24 orë duke shpërdoruar ndjeshëm ujin e pijshëm, ndërkohë që në çezmat e qytetarëve mungon uji për të pirë!. Një banorë i lagjes nr. 8 në kryeqytet u shpreh se Veliaj, gjatë fushatës së tij elektorale për t’u bërë kryebashkiak, bëri shumë premtime të bujshme, saqë as ai vetë nuk i mban mend se çfarë ka premtuar! Ndër premtimet e bujshme të tij ishte dhe furnizimi në 24 orë me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e kryeqytetit. Por fatkeqësisht ndodhi e kundërta. Në vend të premtimit në fjalë, Erjoni instaloi disa çezma fallco, por ama, vetëm ujë nuk kanë. Qytetarët iu gëzuan këtij fakti duke menduar se tani me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë, do të ketë ujë jo vetëm në çezmat e çdo qytetari, por tashmë edhe në … rrugë!!!. Por ky “gëzim” nuk zgjati shumë pasi sapo qytetarët hapën çezmat e “ujit” fallco dhe nuk dilte uji në to, ata u zhgënjyen menjëherë duke ju ngrirë kështu dhe buzëqeshja e tyre. Z. Veliaj, qytetarët e Tiranës nuk duan të dinë se ka thatësirë apo shpërdorim të ujit nga lavazhet ose keqmenaxhim, ata duan që në çezmat e tyre të kenë ujë 24 orë, ashtu siç u ke premtuar. Një shprehje thotë: “Është e lehtë të premtosh, por është shumë e vështirë t’mbash ato”. Me të drejtë qytetarët shprehen të shqetësuar se fatyrën e ujit e paguajnë rregullisht, madje në këtë faturë paguajnë edhe taksën e pastrimit, ndërsa uji në çezmat e tyre mungon.
    Sigal