Familjarët e Enisës: Indriti s’është i dashuri i vajzës tonë, ajo hipi në motor me dy shoqe

235
Sigal

Familjarët e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt një ditë më parë në plazhin e Velipojës kanë hedhur poshtë versionin se vajza e tyre kishte dalë të bënte një shëtitje me motor uji, me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, që tashmë është në pranga.

Ata shprehen për mediat, jashtë kamerave, se Bajraktari ishte thjesht drejtuesi i motorit, ndërsa Enisa kishte qenë në motor edhe me dy vajza të tjera. Sipas familjarëve, vajzat e tjera kanë filluar të kërkojnë për 17-vjeçaren, vetëm kur kanë parë që Enisa Doda mungonte në motor.

”Indrit Bajraktari nuk kishte asnjë lidhje me vajzën tonë. S’është se ishin njohur siç është thënë në lajme, as nuk kanë dalë si të dashur. Enisa ka qenë në motor bashkë me dy vajza të tjera, ndërsa Indriti ka qenë thjesht drejtuesi i motorit. Shoqet e saj janë shqetësuar kur kanë parë që Enisa mungonte dhe më pas kanë filluar të kërkojnë për të”.