20 mijë firma për referendumet, Kristaq Kume: Politika ka frikë

275
Sigal

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha të drejtë, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka nisur tashmë të mbledhë 20 mijë firmat e nevojshme për t’i propozuar Kuvendit një projekt ligj të ri për referendumet.

Kume është i mendimit se qytetarëve nuk i duhet mohuar e drejta për të dhënë direkt mendimin e tyre me votë për çështje të caktuara, gjë që ligji aktual sipas tij e pamundëson.

“Të bëjmë së bashku qytetarët, të paktën 20 mijë zgjedhës siç e parashikon Kushtetuta, dhe të shpiem në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për referendumet, duke plotësuar atë çka nuk bën klasa politike”, thotë Kume.

Ish-kreu i KQZ thotë se nismën do ta çojë deri në fund, pavarësisht se politika mund të kërkojë ta lërë atë në sirtarët e kuvendit. Arsyeja sipas tij, është se ata i tremben vendimeve të drejta të qytetarëve në interes të tyre.