Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate tek ‘5 Maj’. Gazetari i Fax News dërgohet në spital pas dhunës nga policia

202
Sigal

Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’

Qytetari: Tokën e kisha blerë me kursimet e punës në Greqi. Shtëpinë e ndërtova me borxhe

 

Oshëtima e fadromave të IMT-së dëgjohej që nga larg mëngjesin e të mërkurës në kthesat e fundit të rrugës “5 Maji” në Tiranë, të rrethuara nga një kordon i madh policësh. Banorët endeshin të dëshpëruar rreth e rrotull shtëpive të kthyera në rrënoja.“I joti nuk ta bën këtë, vetëm serbi ta bën këtë,” tha duke fshirë lotët Mirash Marku, i cili sëbashku me vëllezërit jetonte në një vilë e cila u shemb prej IMT-së mëngjesin e së mërkurës.“Shiko bufetë, janë akoma atje brenda. Kush do mi paguajë mijëra euro që kam bërë kuzhinën dhe mobiljet e reja,” shtoi Mirashi, ndërsa theksoi se po i shkonte dëm mundi i 30 vjetëve.Mirashi, dy vëllezërit dhe nëna e tij jetonin në atë shtëpi prej vitit 2001, ndërsa prej 2003-shit kishte filluar dhe procesi i legalizimit të pronës së tij.Liza, e ëma e Mirashit, një grua e moshuar me veshje tradicionale mirditore, me lot ndër sy vështronte vazhdimisht rrobat dhe sendet e saj, një pjesë e të cilave kishte arritur t’i nxjerrë jashtë banesës së shmebur, ndërsa pjesa tjetër mbeti nën rrënoja.”Për 3 shtëpia 5000 policë. Me pas vra gjysmën e Tiranës familja ime, s’kishin me ardhë kaq shumë”, tha e revoltuar Liza Marku.“Turp e faqja e zezë për kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë. E kam bo me djersë e me mund, me djersën e fëmijëve të mi këtë shtëpi, jo me lekët e Ramës apo Veliajt,” shtoi ajo.Familja Marku është një nga dhjetra familjet që preken nga shpronësimet që po kryen qeveria shqiptare për të ndërtuar një lagje të re me pallate në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë. E projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, lagjja e re do të ketë 3,500 apartamente dhe do të strehojë 11 mijë banorë.Nëpërmjet një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave me 22 shtator, qeveria i ka ofruar banorëve të zonës që preken nga projekti ‘kompensimit me shkëmbim’ të pronave ekzistuese me apartamente të reja që priten të ndërtohen. Bashkia gjithashtu i ka ofruar banorëve bonus qiraje derisa apartamentet e reja të përfundojnë.Megjithatë, shumë familje që preken nga shpronësimet në lagjen ‘5 Maji’ e kanë kundërshtuar ofertën e qeverisë. Familja Marku nuk ka pranuar të firmosë asgjë. Sipas tyre bashkia u ka ofrur një bonus qiraje që është tepër i ulët. Ata ankohen gjithashtu se marrëveshja për kompensim me shkëmbim është fiktive, pa një plan konkret dhe një afat kohor real për kompensim.E ulur në një cep te rrënojave, një grua rreth të 40-tave nga familja Mhilli, qëndronte e heshtur mëngjesin e të mërkurës duke i parë fadromat me trishtim.“Unë e kam shtëpinë pak me tutje, e kam liruar që prej 2 muajsh tashmë pasi e dija që kjo do të ndodhte,” tha ajo, ndërsa shpjegoi se në familje janë vet i shtatë, bashkë me vjehrrën dhe vjehrrin.“Kemi kaluar me qira, nuk prisnim dot këtu derisa të na nxirrnin prej shtëpie,” shtoi 40-vjeçarja.Gruaja tha se bashkia i kishte ofruar një bonus qiraje prej 18 mijë lekësh të reja, por kjo shumë ishte e ulët duke marrë parasysh nivelin e qirave në Tiranë.“Po paguajmë çdo gjë nga xhepi. Na kanë treguar se na ka dalë emri në fletoren zyrtare sipas VKM për të marrë hyrje kur të bëhet pallati, po se kur do të bëhet një zot e di. Ne nuk dimë kur, si, qysh, tek”, tha  kryefamiljari i familjes Mhilli.Banorët ankohen se me shpronësimet e bëra nga qeveria për ndëtimin e lagjes së re ato po humbin mundin dhe djersëm e shumë viteve punë të investuara në shtëpitë e tyrë.  “Tokën e kisha blerë me kursimet e punës në Greqi. Shtëpinë e ndërtova me borxhe. Kam akoma 20 milionë borxh. Shtëpia më iku,” u ankua një grua që preferoi të mbetej anonim.“Ku do flejmë ne sot. Ja aty në rrënoja, se kolonat i kemi bërë të forta, nuk na zënë brenda”, ironizon ajo me dhimbje.

Gazetari i Fax News dërgohet në spital , pasi u dhunua nga efektivët e policisë teksa ishte në krye të detyrës

 

Pas reagimit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork, një nga organizatat më të rëndësishme për median në botë, për dhunën që u ushtrua mbi gazetarëtmë 8 janar, operatori i Fax News Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga policia bashkiake në zonën e 5 Majit në Tiranë. Operatori ishte duke transmetuar live atë që po ndodhte te 5 Maji, ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre, në momentin kur u shty nga disa punonjës të policisë.Guni ka pësuar shembje në shpatull, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.Operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias në momentin kur është tërhequr dhe dhunuar nga punonjësit e policisë.Policia ka ushtruar dhunë dhe terror edhe ndaj banorëve të 5 Majit, ku është vendosur një perimetër i gjerë sigurie, dhe askush nuk lejohej që të hynte dhe dilte nga lagja.Banorët e banesave që u shembën, po ashtu u dhunuan nga Policia.