VKM/ “Këshillimi Kombëtar”/ Pyetësori i krijuar nga qeveria Rama do t’u kushtojë qytetarëve rreth 250 milionë lekë për reklama në media

322
Sigal

Qeveria 250 mln lekë për “Këshillimin Kombëtar” për promovim në media, rrjete sociale e sheshe

Lidhur me atë që e quan si “Këshillim Kombëtar” duket se qeveria e kryeministrit Rama ka përcaktuar edhe një fond të posaçëm për këtë nismë.Kështu, përmes një VKM-je të publikuar ditën e djeshme qeveria ka parashikuar që për financimin e kësaj nisme të shpenzojë 25 000 000 lekë, të ndara këto në disa zëra.

Konkretisht, pjesën më të madhe prej 15 000 000 lekësh, do ta marrë fushata promovuese në median audiovizive, të shkruar dhe/ose në mjetet e tjera elektronike të komunikimit masiv/rrjete sociale.

Ndërsa 4 700 000 lekë, për realizimin e materialeve promocionale për programin e “Këshillimit Kombëtar”, të cilat do të përdoren në sheshet dhe/ose ambiente të tjera publike, ku kryhet plotësimi i pyetësorit gjatë kohëzgjatjes së procesit.

Ndërkohë, INSTAT-it, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi . prej 5 300 000 (pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë (të mbledhur nga posta dhe nga pikat e dedikuara për plotësimin e tyre në sheshet dhe/ose ambientet e tjera publike), në funksion të programit të “Këshillimit Kombëtar”, të miratuar me vendimin nr.813, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave.

Fondi total prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i qeverisë:

Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për agjencinë për dialog dhe bashkëqeverisje dhe institutin e statistikave, për financimin e programit të “Këshillimit Kombëtar”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave