Pyetje
Një lexuese e gazetës “Telegraf” shkruan: Jam 58-vjeçe dhe kam punuar gjithsej e siguruar 37 vjet. Dy vjetët e fundit punoja në një nga institucionet e Ministrisë së Mjedisit në Tiranë, por ditët e fundit më njoftuan se shkurtohet vendi i punës. Pyes, a përfitoj pagesë papunësie dhe kur i plotësoj kushtet për pension të plotë e të reduktuar ?
Përgjigje
Fillimisht juve ju takon leja e zakonshme për periudhën që keni punuar këtë vit. Brenda 60-ditëve kalendarike nga ndërprerja e marrëdhënieve financiare me qendrën e punës ju keni të drejtë të aplikoni në zyrat e përkrahjes sociale për “Pagesë papunësie” ose asistencë e cila është 12 muaj dhe ju quhet vjetërsi pune për pension. Në pension pleqërie ju dilni në vitin 2017 në moshën 60 vjeçe e 6 muaj dhe për pension të plotë ju duhen 36 vjet punë gjithsej, ndërsa juve bashkë me një vit asistencë ju bëhen 38 vjet punë të siguruara. Pension të reduktuar ju keni të drejtë të kërkoni dhe në moshën 59 vjeçe nga dita që mbaroni pagesën e papunësisë ose 18 muaj para moshës së pensionit të plotë. Pensioni i reduktuar ulet me 0,6% në muaj në krahasim me pensionin e plotë, i barabartë me 10.8% më pak (18 muaj x 0,6% =10,8%). Ky pension shtohet sa herë rriten pensionet me vendim qeverie, por kur të plotësoni moshën për pension të plotë, nuk ndryshon.
…
për më tepër lexoni gazetën Telegraf



















