Fadil Kepi: A quhet vjetërsi pune periudha e burgimit, kur ke medalje, raporte mjekësore

    Mbështetur në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, gratë e deputetëve të cilët kanë ndërruar jetë, por që kanë qene në pension, kanë të drejtë të vazhdojnë të marrin pensionin e tyre ose 50% të pensionit të bashkëshortit, cila shumë të dalë më e lartë. Për këtë duhet të bëni kërkesë për pension familjar në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë duke paraqitur: librezën e tij të pensionit, certifikatën e vdekjes, certifikatën e gjendjes familjare dhe të bëni një kërkesë e cila merret e gatshme në agjenci. 

    Sipas nenit 11 të ligjit te ri të sigurimeve shoqërore i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, raportet mjekësore për sëmundje të përgjithshme paguhen me 70% të mestares ditore të bazës së vlerësuar neto të 6 muajve të fundit nga dita e lindjes të së drejtës, kur i siguruari ka deri 10 vjet sigurim dhe 80% të pagës së mësipërme kur ka mbi 10 vjet sigurim deri në 6 muaj. Në nenin 28 të ligjit të mësipërm thuhet:”E ardhura, për paaftësi të përkohshme ne punë si pasojë e një aksidenti apo sëmundje profesionale, e provuar nga KML (Komisioni mjeko-ligjor), paguhen me 100% të mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 6 muajve të fundit deri 12 muaj. 

    Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën “Telegraf”….

    NOA