Evdal Nuri: Boll na vodhët, s’u ngopët…?!

693
Sigal

    Boll na vodhët, s’u ngopwt ..?!

      Evdal  NURI

 

Korrupsioni tek ne është masiv e në të gjithë fushat me njw burokraci tw paparw. Boll   na   vodhët,   s’ u     ngopët…?! Lufta kundër korrupsionit është beteja e qytetarëve që duan një shoqëri ku sundon ligji

1- Të  pangopurit !                                                                                                                        Rastisi që të kaloj në një rrugicë të ngushtë që gjendet midis” Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë” dhe shkollës “Ali Demi”. Në fasadën e një muri ishte shkruar titulli i këtij shkrimi. Nga mënyra se si ishte e ku ishte  shkruar, ka qenë njeri i thjeshtë, që i ka vuajtur  shpirti e shprehu indinjatën në këtë formë. Vërtet kaq ta  pangopur janë këta që na drejtojnë?! M’u kujtua shprehja, që i varfëri kursen gjithë jetën dhe i varfër vdes, kurse i pasuri harxhon gjithë jetën dhe i pasur mbetet!                                                                            Pangopësia  e tyre vjen në kundërshtim me ligjet e shkencave ! Në kimi, biologji e kudo ka masë e kufi kur arrihet ngopja. Tahmaja për pasuri tek ne s’paska të ngopur, por t’u shtoka më tepër oreksi ! Kanë siguruar  familjen,fëmijët për sot e sa të jetojnë e përsëri s’ngopen !                      Në fakt ne,  e keqja ne  s’na vjen nga të varfrit që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur ! I  shohim i dëgjojmë akuzat e ndërsjella, shqetësohemi, dëshpërohemi  i mallkojmë , por s’ i gjënë asgjë! Thonë se gjynahet të zënë  vonë, por sa vonë  pyesin të gjithë…?                                                                                                                                             2Korrupsioni tek ne është masiv e në të gjithë fushat me njw burokraci tw paparw  ! Nuk zgjidh  asnjë punë po s’dhe !

Ta marrim shëndetësinë.

Është  caktuar në mënyrë të heshtur shuma  për llojin e operacionit, vizitën, analizat, recetën e çdo shërbim që të bëhet . Një E.C. O  zemre, P.S.A , Diabeti  në shtet  realizohet,  pasi ke vajtur tek mjeku i  familjes, specialisti,  ke bërë  analizën, përsëri  te specialisti, mjeku i familjes me një shkresë me  katër – firma  e vula .. .Radha të vjen  nga shtatori  në  dhjetor. Në fakt tek privati mbaron punë për dy orë, kurse  tek shtet  dy muaj, por s’na i mbanë xhepi  për analiza që kushtojnë nga 3000-6000 lekë !  Por mjeku qw bwn operacionin dhe spe wshtw nw shtet dihet sa do….Tw gjithw e dinw shumwn para se tw kalojnë nw atw derw…                                                                                              E megjithatw shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shërbimit shëndetësor !                          

Kjo sipas një studimi të bërë publik së fundi nga Instituti “Legatum” mbi prosperitetin e vendeve të Europës qendrore dhe lindore. Shqipëria e koncesioneve miliardshe për shëndetësinë jo vetëm është e para mes të gjitha vendeve të hulumtuara në këtë drejtim, por edhe diferenca me vendet e tjera është shumë e madhe.                                                                                                                                   Në të gjitha vendet e tjera të Europës qendrore dhe lindore, kjo normë zbret ndjeshëm  deri në rreth 10% në rastin e Sllovenisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë, fiksohet në rreth 20%. Tek ne skemat qeveritare mbulojnë më pak se 10% të shpenzimeve për shëndetin.                                                                                                                                     Mbetet ironik fakti që kjo gjendje e rëndë për taksapaguesin vazhdon ndërkohë që shëndetësia është sektori ku janë dhënë mbi 300 milionë euro me P.P.P, një shifër e jashtëzakonshme për ekonominë e një vendi si Shqipëria. Dhe tani të thonë që s’kemi lekë për një shpërblim simbolik për Vitin e Ri. E vërtetë s’kanë se si të paguajnë, kur në muajin  prill u tha se ekonomia do të rritet 3.7% , kurse tani  e dredhin  me shifra të tjera.

Po  drejtësia?

Në 18 muaj qeverisjeje, janë  denoncuar në prokurori mbi 500 raste të akteve korruptive nga punonjës e drejtues publikë, duke përfshirë shumë zyrtarë të lartë madje edhe ish-ministra. Nga këto, prokuroria ka dërguar në gjykatë vetëm një pjesë fare të vogël e kjo  ka gjykuar akoma më pak  prej tyre. Ndërkohë, reforma në sistemin e drejtësisë synon të përmirësojë në mënyrë radikale shpejtësinë dhe cilësinë e veprimit të drejtësisë ndaj shkeljeve të ligjit, si dhe të zbatimit në praktikë dhe rigoroz të parimit të barazisë para ligjit. Kjo reformë mund të ketë sukses vetëm  nëse qytetarët, drejtuesit e punonjësit publikë, gjykatësit e prokurorët që duan një shoqëri ku sundon ligji, qofshin përkrahës të qeverisë, të opozitës apo të asnjërit, punojnë së bashku për t’ia kthyer drejtësinë në drejtësi të paanshme. Lufta kundër korrupsionit nuk është lufta e qytetarëve kundër shtetit të tyre. Ajo është beteja e qytetarëve dhe drejtuesve e punonjësve publikë që duan një shoqëri ku sundon ligji.

Demokracia është Diktaturë në ligj

Në këtë betejë, ligji dhe shteti janë mekanizmat e mëdha që demokracia ofron për të arritur qëllimin e një shoqërie ku korrupsionit i  është vënë fre. Këto ditë lexova listën e gjyqtarëve e politikanëve që Brukseli i akuzon për korrupsion. Emra të njohur, të përfolur, por asnjë i dënuar ! Miku im Q.Durdia më mbylli gojën kur më tha: “Pse me 150 euro në muaj e me kwtw korrupsion  doni të hyni në Evropë ju “ ? Atje ku jetoj unw me tre ditew e  merr këtë shumë!

3Duhet pranuar se jemi të varfër !                                                                                                  Për varfëri jemi pozicionuar në vendin e 102 në botë nga 192 shtete gjithsej, në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë, etj. Shitësi i lagjes Qerameti mw tha se po falimentojmë. Ata që kanë lekë blejnë në super- markete, mbase atje i gjënë  më lirë. Tek ne vijnë fukarenjtë që marrin me listë. I japin, por dhe s’kanë që të likuidojnë në fundin e muajit.  U binda për këtë  kur mësova se. 27% e shqiptarëve me zor mbyllin muajin,  dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim.71% nuk kursejnë dot asgjë! Mbesa, Francela që jeton në Bruksel më tha se jeni të bekuar nga Zoti, për klimën e kohën me Diell. Këtu qenka pranverë, kurse atje me muaj s’të sheh syri Diell ! I thashë se jemi të bekuar nga ‘Zoti”, por të mallkuar nga robi!

Ne na mbajnë remitancat që  janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare.

Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve. Pra në total, nga rreth 770 mijë familje që janë në Shqipëri, 200 mijë prej tyre e sigurojnë mbijetesën përmes të ardhurave që marrin nga të afërmit e tyre që jetojnë e punojnë jashtë.

 Tre P-të që po na varfërojnë

Ky ishte titulli i një shkrimi që kam botuar kohë më parë.  Në të theksoja se papunësia, pagat, pensionet  po na varfërojnë çdo ditë . Kjo shprehet në mënyrë direkte nga sasia i lekëve që marrim. Në papunësi jemi nga më të parët në Evropë, kurse par pagat e pensionet të fundit. Tani  na kanë dalë tre P-të tjera që  quhen  (Partneriteti, Publik, Privat ). Këto i dëgjonim çdo ditë  kur lexohen  gazetat, por s’na shkonte mendja për keq ! Në dukje duken se bëjnë punë të mëdha e në të vërtetë marrin përsipër shumë punë publike, mbase kanë  dhe mundësinë financiare. Por thonë se” dardha e ka bishtin prapa”. Askush s’të falë lekët, por kohën! Këto kompani private  të fuqishme, vjen një dita që duan ç’kanë shpenzuar, por dhe fitimin, që s’është i pakët . Kjo bën që % e  borxhi i shteti të rritet,  s’i po rritet.  Shtetin e bën më të varfër  e ai  s’ rrit paga e pensione, duke  sjellë uljen  e nivelit të jetesës. Nga ana tjetër  tenderët fitohen me miqësira duke mos ditur origjinën e kapitalit të tyre,   PPP-ve në të ardhmen mund të sjellë dhe  rritje  taksash. Qeveria duhet të dëgjojë ekspertët dhe partnerët financiarë si FMN dhe BE dhe të heqë dorë nga praktika e shumëkritikuar e PPP-ve.