Konkursi, Harito: Reforma në Shërbimin Civil, e suksesshme

541
Në konkursin e 50 kandidatëve për në administratën publike Ministrja Milena Harito e ka cilësuar të suksesshme reformën në shërbimin civil gjatë një viti të zbatimit të saj.Ndërsa Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se zbatimi i reformës është hap pozitiv në hapjen e negociatave për statusin e Shqipërisë në BE. Reforma për shërbimin civil përgjatë një viti të zbatimit të saj ka rezultuar e suksesshme. Ministrja e Inovacionit Milena Harito dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha morën pjesë në konkursin e 50 kandidatëve për në administratën shtetërore për postin e specialistëve:

Milena Harito : “Vetëm për vitin 2015 për rreth 500 pozicione pune të hapura kanë qënë 16 mijë kandidatë. Është hera e parë në shumë vite histori të tranziscionit demokratik shqiptar ku një procedurë fiton këtu besueshmëri te publiku . Ligjet i kemi por ligjet duhet të zbatohen.”

Klajda Gosha : “Progres Raporti i radhës do të shënojë një pikë të fortë ku do të thuhet se realisht Shqipëria ka bërë një përparim të madh në përmbushjen e kësaj reforme.”
Kjo është faza e dytë e konkursit pas fazës së parë që ishte përzgjedhja e 50 kandidatëve nga 200 që morën pjesë.Më pas kandidatët do ti nënshtrohen fazës së tretë që është provimi me gojë.Emrat e fituesve do të publikohen online.
Sigal