Shqipëria ka marr borxh 650 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.
Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomise Delina Ibrahimi.
Mësohet se kërkesa nga investitorët për eurobondin shqiptar ka qenë e lartë, çka përbën një lajm të mirë për ekonominë, pasi flet për nivel të lartë të besueshmërisë. Më herët edhe vendet e tjera të rajonit, si Serbia kanë emetuar me sukses eurobondet e tyre, duke përfituar nga normat e favorshme të interesit në këtë moment në tregun ndërkombëtar.
Në total, nëpërmjet eurobondeve janë siguruar 1.15 miliardë euro, shumë që rritet në 1.8 miliardë euro me eurobondin e emetuar sot.




















