“Është dëmtuar rrjeti”, OSHEE: Ja zonat në Durrës që nuk kanë energji elektrike

349
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Durrës ka njoftuar sot se disa zona janë pa energji elektrike për shkak të një defekti teknik.

Në një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se pa drita janë banorët që jetojnë në Manzë, në Gjirin e Lalzit dhe në Kodër Ishëm.

“Njoftim për abonentët #Durrës. Për shkak të një defekti në segmentin magjistral Manzē-Shkafane të NST Manzë, ka mbetur prej 60 minutash pa energji një pjesë e zonës përfshi dhe Gjirin e Lalzit.

Grupet e avarise së OSSH #Durrës janë në terren dhe po japin pjesë pjesë energji në të gjitha zonat e prekura nga ky defekt. Aktualisht janë pa energji zona e Gjirit të Lalzit dhe Kodêr Ishmi”, njofton OSHEE.