“T’i hapin letrat njëherë e mirë”- Akademiku Fuga: Opozita duhet të kërkojë demokratizimin e plotë të Kodit Zgjedhor. Do të ishte një katastrofë…

270
Sigal

Akademiku Artan Fuga, ndërsa komenton aktualitetin politik në vend, thotë se opozita duhet të kërkojë demokratizimin e plotë të Kodit Zgjedhor.

Me një shënim në rrjetet sociale, Fuga thotë se opozita nuk duhet të merret vetëm me hapjen e listave, ndërsa thekson se “demokratizimi jo parimor, por vetëm deri ku atje ku më intereson mua është një katastrofë”.

Postimi i plotë:

U rikthyen te Këshilli Politik për Kodin Zgjedhor?

Shumë mirë! Ta kuptojnë të paktën që në politikë ecet sipas bindjeve, i shpall ato fuqishëm, pa pyetur për asgjë, dhe pastaj luan edhe modus vivendi-n dhe modus operandi-n po t’u desh!

Por e tregon kredon tënde! Nuk e fsheh nuk dreqin e di ku!

T’i hapin letrat njëherë e mirë! Demokratizimi i druajtur është fatal! Demokratizimi jo parimor, por vetëm deri ku atje ku më intereson mua është një katastrofë!

Do të ishte vajtuese që opozita të mos kërkonte demokratizimin e plotë të Kodit Zgjedhor dhe jo thjesht të merrej me listat : i hapim s’i hapim! Sa i hapim? Sa i mbyllim?

Demokratizim i Kodit Zgjedhor sepse është për faqe të zezë!

Si?

Ka plotë pista!