Një tjetër shkollë duket se ka përfunduar në Tiranë duke iu bashkëngjitur shkollave, që kanë tashmë ambiente më të mira. Përmes një reagimi Kryetari i Bashkisë së Tiranës ErionVeliaj tha se ambientet e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta” në kryeqytet janë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor që do të nisë në shtator. Kryebashkiaku i Tiranës ErionVeliaj tregoi ndryshimin e shkollës pas lyrjes së saj dhe riparimeve të nevojshme hidraulike dhe elektrike në ambientet e brendshme të saj duke e sjellë në një mjedis më të dashur për nxënësit. Veliaj tha përmes një reagimi se pas përfundimit të pushimeve verore, do të nisë maratona e 10-ve për nxënësit e kësaj shkolle.“Shkolla “Gjergj Fishta” është gati për në shtator. Ekipi është kujdesur për lyerjen dhe riparimet e nevojshme hidraulike dhe elektrike. Pas pushimeve, nis maratona e 10-ve për nxënësit”, -deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës ErionVeliaj.





















