Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasditen e sotme.

Nuk dihet ende arsyeja pse është thirrur në SPAK, Agaçi.

NOA

Ai është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërsa është thirrur si dëshmitar edhe në Komisionin Hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.