EMRI/ Korçë, polici plagoset me mjet prerës, arrestohet autori i krimit

321
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një polic ka mbetur i plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qytetin juglindor.

Një person, ende i paidentifikuar, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e policisë Spartak Zotka. Pak pas ngjarjes ai është arrestuar.

Ndërkohë, polici është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.