EMRI/ Kërkohej prej ditësh nga familja, gjendet i mbytur në lumin e Bunës 60-vjeçari

110
Sigal

Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin e Bunës.

Bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Nika, i cili ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja para pak ditësh.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.