Merr flakë një anije mallrash në Portin e Durrësit, nuk raportohet për persona të lënduar

Një anije është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për anijen “Kledes Mary”, e cila shërbente për transportin e mallrave, por që në momentin e rënies së zjarrit ka qenë bosh, pasi ishte në pritje të ngarkimit.

Sigal

Anija ishte me flamur panamez, me kapacitet 2500 tonësh dhe prodhim i vitit 1995.

Ende vijon operacioni për shuarjen e flakëve.