EMRI/ Humb 4-vjeçari në Tiranë, familja apelon për ndihmë

412
Sigal

Një fëmijë katër vjeç i identifikuar si Klodian Ashini është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Tiranë.

Familjarët e 4-vjeçarit kanë bërë denoncim në autoritetet përkatëse dhe bëjnë apel për ndihmë kundrejt çdo njeriu që mund ta ketë parë të voglin e tyre.

Sipas denoncimit të familjarëve, Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe një palë pantallona të zeza në momentin që është zhdukur.

Ai është banues në zonën e Shkozës në Tiranë, dhe prindërit e tij nuk kanë asnjë informacion për fëmijën e tyre prej orës 16:30 të pasdites së djeshme.

Të dëshpëruar ata kërkojnë ndihmë dhe kanë lënë një numër kontakti për çdo person që mund ta ketë parë, dhe mund të telefonojë në nr: 0686375145