Emri/ Gjendet i vdekur një person në Durrës

386
Sigal

Një 44-vjeçar është gjetur i vdekur në Durrës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

 

Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E. K.,44 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.