Zyrtare/ Asnjë fluturim nga Rinasi me Italinë

380
Sigal

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit njofton se “në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria Italiane për vendosjen në karantinë të të gjithë shtetit italian si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Autoritetit të Aviacionit Civil, anullohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt Italisë.

Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.

Për çdo informacion tjeter zyrtar ju lutem ndiqni mediat sociale të aeroportit dhe faqen web: www.tirana-airport.com

 

Kontaktoni ju lutem kompaninë ajrore, për çdo informacion të mëtejshëm mbi biletat,” përfundon TIA.