EMRI/ 30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në Fier

129
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një i ri dyshohet se ka plagosur me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në Dukas, patos, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj dyshohet se ka qëlluar me thikë nënën e tij D.Çobaj.

Pas ngjarjes, autori është larguar teksa policia i është vënë pas.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.