Lavdosh Ferruni: TECi i Vlorës +TEC-i lundrues simbol i vjedhjes PS-PD

211
Sigal

Mund të jetë nisur nga ndonjë breg oqeani e nxiton për në Gji të Vlorës TECi lundrues i kompanisë Excelerate Energy, për të djegur naftë aty e për të prodhuar energji elektrike. Sapo të instalohet në Triport Qeveria do paguaj qira 63000 USD per cdo ditë për 2 vjet dhe KESHit do ti kushtoj 170 USD për cdo MWh energji të prodhuar nga ky TEC me kapacitet 114 MWh. Ndërkohë fluturon Voltaila dhe fillon ndërtimin e Parkut fotovoltaik në Karvasta me kapacitet 140 MWh dhe KESH do blej brenda 1 viti energji elektrike me 24.89 EUR për cdo MWh. Pra energjia e gjeneruar nga impianti fotovoltaik do jetë 6.5 herë më e lirë. A ka mundësi të kemi shpejt sasi të mëdha të shtuara të prodhimit të energjisë nga panelet fotovoltaike? Sigurisht që ka shumë. Potencialisht cdo familje shqiptare dhe cdo biznes i vogel dhe i madh, cdo institucion publik mund të instaloj panele fotovoltaike dhe që mund të lidhen me rrjetin kombëtar të energjisë, duke u bërë kështu dhe eksportues të energjisë elektrike.  Duhet vetem pak nxitje nga Qeveria, sic kanë bërë së fundmi qeveritë e vendeve në rajon, Maqedona e Veriut, Serbia. Në këtë situatë cdo kush do thoshte: Hej, ndal. TECi lundrues i nisur për Vlorë duhet të kthej timonin nga është nisur, apo të rrij aty ku është i ankoruar. Epoka e naftës ka mbaruar. Ndryshimet klimatike kanë përshpejtuar mbarimin e kësaj epoke.  Kompanitë e industrisë fosile kudo në botë duke ndjerë mbarimin e epokës së naftës kanë filluar cvendosjen drejt sektorëve të energjive të rinovueshme, por duke plackitur ku të munden në tërheqje e sipër. Këto kompani po nxitojnë të shfrytëzojnë cdo xhep që ju krijohet mundësia, sidomos në vendet më të varfëra, si në rastin në fjalë Shqipëria, ku tolerance për ndotjen dhe për emetimet e CO2 është me bollëk, për të vazhduar realizimin e maksimalizimit të fitimeve.

Excelerate Energy bashkë me Exxonmobile firmosën vitin e kaluar një marrveshje me Qeverinë shqiptare për instalimi e një terminali gazi në Shqipëri, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin. Kujtojmë që Exxonmobile ka qënë një nga kompanitë që do financonte terminalin e naftësjellësit në Gji të Vlorës, 20 vjet më parë, por vlonjatët bënë ti humbte ky rast i mirë fitimi kompanisë, që do bënte një katastrofë mjedisore për gjirin e Vlorës. Dhe ja tani po nxitojnë. Duke shfrytëzuar mjeshtërisht luftën në Ukrainë në fshehtësi kanë vendosur të sjellin tani në verë një TEC lundrues, që do djeg naftë në gji të Vlorës dhe do marrin pagesa të majme dhe do krijojnë ndotje të madhe. Kjo është nxitim për të instaluar më pas aty terminalin e gazit.  Por nxitimin e kompanive të fosileve tani e konkuron në mënyrë absolute industria e energjie të rinovueshme, që është në fluturim. Dhe ja shembulli domethënës, po në Shqipëri. Fluturon (vola) kompania Voltaila dhe ofron cmim për prodhim energjie 6-7 herë më të ulët se gangalla fosile që pritet të vij në Vlorë, që jo vetëm do ndos dynjanë, por do mbetet edhe aty e do kërkoj miliona për ta demontuar e për ta cuar për skrap.  Si kudo në botë, edhe qeveritarët tanë e ndjejnë këtë fluturim të kompanive të prodhimit te energjive të rinovueshme, por janë të detyruar të raportojnë, së pari para publikut për monstrën milionangrënëse të Tecit të Vlorës.  Fatkeqësisht, qeveritarët tanë prej vitesh përpiqen të fshehin korrupsionin e bërë me TECin dhe më keq akoma ta zmadhojnë atë, me gjoja kthimin e TEC-it me gaz edhe pse ai është me gaz, duke projektuar aty TEC e terminale të tjera, duke kënaqur interesat e lobeve të naftës e duke shkatërruar industrinë e turizmit dhe natyrën në Gji të Vlorës.

Padi online tek SPAK për TEC-in e Vlorës

Prej vitesh qeveritë Rama i kanë bërë lavazh trush shqiptarëve se TECin e Vlorës do e kthejnë nga TEC me naftë në TEC me gaz. Fakti është se TECi është teknologji që punon edhe me naftë edhe me gaz. Në 2009, pasi Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës bëri ankimim tek Banka Botrore, pas një inspektimi 2 vjecar paneli i inspektimit I Bankës Botrore I raportoi Bordit të Bankës Botrore, i cili qartësisht shkruan: “Termocentrali po ndërtohet (në versionin anglisht shkruhet “Is designed”) në mënyrë të atillë që të mund të përdorë edhe gazin si lëndë djegëse..”

Po në këtë dokument në vijim shkruhet në anglisht: “The plant’s emissions are designed to be in compliance with neë EU Directives”. Në version shqip kjo shprehje vendoset: “Kjo do ta ulte edhe më tej ndikimin mjedisor”, pra në version shqip nuk përmenden direktivat e reja të BEsë.

Aktualisht jemi në një situatë të mbivendosjes së një korrupsioni me një korrupsion të ri, që të zhduken gjurmët e korrupsionit të parë.  Ky korrupsion i dyfishtë, madje I trefishtë nëse futet plotësisht në lojë edhe TECi lundrues do jetë e vështirë të realizohet, pasi tash është një monitorim ndërkombëtar.  Më tej Bordi i drejtorëve të Bankës Botrore nga diskutimi i raportit të Panelit të Ispektimit më 22 Tetor 2009 konkludon:  “Bordi ka pranuar se Paneli i Inspektimit ngriti shqetësime për tërë procesin e përzgjedhjes së vendndodhjes. Një shqetësim i Panelit të Inspektimit ishte se studimi i fizibilitetit dhe ai i vlerësimit të mjedisit u përgatitën nga një firmë e vetme konsulente, e cila nuk është në përputhje me politikën e vlerësimit mjedisor, që kërkon përgatitjen e një vlerësimi mjedisor të pavarur”.  Bordi miratoi Planin e Veprimit të Ekipit Menaxhues dhe u ra dakord që …. në termocentral, të vazhdojë monitorimi modern i mjedisit edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit, dhe të shkëmbehen informacione me shoqërinë civile. Monitorimi nuk pati se TECi nuk ka punuar, por u zëvendësua me investigim. BB me njësinë e saj të pavarur që investigon korrupsionin ka botuar në Mars të vitit 2018 raportin e saj investigativ lidhur me projektin e TECit të Vlorës. Raporti gjen si shkelje Kompaninë A e cila e ka financuar fshehurazi kompaninë B në këmbim të shërbimeve konsulente për fitimin e tenderit. Banka Botrore ka vendosur sanksione për Kompaninë A. (http://documents.worldbank.org/curated/en/255391520630989687/pdf/123708-repl-Albania-PSRRP-PSGRP-Redacted-Report-FINAL.pdf?fbclid=IwAR2mxIzAze4atERHrNdiI9gBenwOU-t3ki-VqB7hRdSLteOqn0RTGOqt8rE ). Ky raport, që tregon të provuar tenderimin mbështetur tek korrupsioni i lidhur me faktin se TECi i Vlorës nuk u vu dot në punë për 13 vjet rrëzon alibinë e difekteve dhe gjyqeve dhe hedh dritë mbi vjedhjen spektakolare, pararendëse e modelit të vjedhjes së inceneratorëve me “siinceneratorë”. Duket kemi një “siTEC”. Përmbledhurazi sipas vetë Bankës Botrore: TEC-i ndodhet në vend të gabuar. Vleresimi i ndikimit në mjedis nga e njëjta kompani që ka kryer studimin e fisibilitetit. TECi nuk ka punuar prej inagurimit në 2009. Paneli i investigimit i BB vërteton korrupsion në Tender për TEC të Vlorës. Qeveritë Berisha 1, Berisha 2, Rama 1, Rama 2, Rama 3 përpiqen të mbulojnë vjedhjen e dhunshme të shqiptarëve, duke synuar një tjetër supervjedhje në vendin e vjedhjes së parë. SPAK duhet të nis hetimin për TEC të Vlorës. Indiciet janë se ka dhe korrupsion shtetëror.
TECi lundrues nuk mund të djegë naftë në Gji të Vlorës.
Sipas konventës së Aahrusit, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë qysh në vitin 2001për TEC me kapcitet të instaluar mbi 50 MW duhet kryer Vlerësim i Ndikimit në Mjedis e Social (VNMS) i pavarur dhe publiku duhet të marrë pjesë në vendimmarrje para se të bëhet kontrata. Nëse kontrata firmoset pa kryer më parë këtë procedurë kemi thjesht një krim mjedisor që dënohet me ligj. Nëse Kompania apo konsorciumi i naftës së bashku me qeveritarët janë të vendosur të instalojnë TECin lundrues në Gji të Vlorës duhet të informojnë e sigurojnë pjesmarrjen e publikut në vendimmarrje. Kjo nuk ka ndodhur. TECi lundrues do të djegë naftë të rëndë. Sasia e karburantit do të jetë 220 kg/MWh. Sasia e energjisë së prodhuar do të jetë 70000 MWh në muaj, qe i bie të digjen 15,400,000 kg. Kjo sasi nafte e djegur është e barabartë me furnizimin e 3 milion makinave që bëjnë 100 km rrugë përgjatë një muaji, ose 100,000 makina që përshkojnë bulevardin nga sheshi i Flamurit në Skelë përgjatë 1 ore, apo 1600-1700 makina në minutë pwrgjatw kwtij bulevardi. Dhe kjo për cdo ditë e natë për 2 vjet, apo dhe 20 vite të tjera. Kjo mjafton për të kuptuar ndotjen e pritshme të ajrit në Vlorë, ndotjen e ullinjve e fruta- perimeve. Duke qënë se procesi i ftohjes do bëhet në det të hapur, jeta detare në sipërfaqe të gjera në Gji të Vlorës do të zhduket. Paradoksi është se në këmbim të kësaj ndotje taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 63,000 USD në ditë si qira për TECin lundrues dhe energjia e prodhuar do blihet me një cmim pak më të vogël se çmimi në Bursë.  Koha për të ndalur çmendurinë me TEC lundrues, që mund të jetë më keq se me inceneratorët.