EMRAT/ Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, shoku e qëlloi pas një konflikti për…

356

PEQIN

Sigal

Ylber Xhahysa, 44 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu. “BalkanWeb” ka arritur të zbardhë emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes që u arrestua pak minuta pas krimit. Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njeri-tjetrin dhe 44-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta. Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe megjithëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.