Kanadezi godet qëllimisht me makinë një familje myslimane, katër të vdekur

146
Sigal

Një automjet goditi pesë anëtarë të një familjeje myslimane, në rajonin kanadez të Ontario.

Katër prej tyre, tre të rritur dhe një vajzë vdiqën. Një djalë 9-vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Policia arrestoi autorin 20-vjeçar. Sipas hetuesve sulmi ishte i qëllimshëm. I riu nuk i njihte viktimat por i shënjestroi vetëm se ishin myslimanë.

Autoritetet thanë se një i ri u arrestua në parkingun e një qendre tregtare pas incidentit të dielën mbrëma në qytetin Ontario. Policia tha se një kamionçinë goditi viktimat në një kryqëzim.

Të afërmit lëshuan një deklaratë duke identifikuar të vdekurit si Salman Afzal, 46 vjeç; gruaja e tij Madiha, 44 vjeç; vajza e tyre Yumna, 15 vjeç; dhe një gjyshe 74-vjeçare.

Djali i shtruar në spital u identifikua si Fayez.