EMRAT/ 55-vjeçari tentohet të vritet duke u goditur me makinë, përfundon në gjendje kritike tek Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Durrës, ku një burrë është përplasur me makinë dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

I plagosuri është shtetasi Azem Koldashi alias  Besnik Koldashi, 55 vjeç, banues në Durrës, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Dyshohet se 55-vjeçari është qëlluar qëllimisht, për t’u vrarë, teksa autori është arratisur pasi e ka goditur.

Sigal

Autoritetet policore raportojnë se pas hetimeve paraprake, kanë identifikuar autorin, shtetasin Abdyl Bodlli, 40 vjeç, banues në Shijak, i cili e ka përplasur Azem alias Besnik Koldashin me një automjet tip “Mercedes Benz”.

Autoritetet policore raportojnë se 40-vjeçari është shpallur në kërkim, teksa nuk është gjetur as automjeti i tij.

Ndërkohë, bëhet me dije se shtetasi Azem alias  Besnik Koldashi, është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.