Emigrantja nga Italia denoncon te Kryeministri kreun e AKU

888
Sigal

Gazeta Telegraf/


Juristi që ka detyrë të garantojë sigurinë në tregje, kërcënon
autorët e shkrimeve që denoncojnë autorët e krimeve ushqimore


 Tornitori Dritan Sejko, drejtori çam i AKU, bllokon dhe
fsheh dosjen e tij arsimore dhe të vartësve


 Përparim HALILI


Gazeta “Telegraf”, me shkresën zyrtare të datës 05.10.2016,
depozituar me shërbim postar privat po atë datë në zyrat e Autoritetit Kombëtar
të Ushqimit (AKU), ka kërkuar të dhëna zyrtare për arsimin e zyrtarëve të AKU, nisur
prej informacioneve të plota që disponojmë për nivelin arsimor universitar e
profesional me të cilin janë emëruar e punësuar që nga drejtori i tretë çam i
AKU, juristi Dritan Sejko e deri tek kontrollori i thjeshtë i AKU në çdo qark, rreth,
qytet, zonë, pikë kufitare (PIK), ekspert, këshilltarë të jashtëm e të brendshëm
dhe laborantë. Për të konfirmuar informacionet lidhur me realitetin e nivelit
arsimor të zyrtarëve të AKU, pra për të respektuar vetëm të vërtetën në rrugë
zyrtare, gazeta “Telegraf” i ka kërkuar drejtorit çam të AKU, zotit Dritan Sejko
të dhëna lidhur me nivelin e shkollimit të drejtuesve të nivelit të parë e të
dytë (të lartë e të mesëm), pra me çfarë dhe me sa “kartona universitarë” (diploma)
e “CV” janë regjistruar në zyrën e burimeve njerëzore, që nga ai si drejtor dhe
ata që janë emëruar, punësuar e graduar shefa në Drejtorinë e Përgjithshme të
AKU dhe drejtoritë e AKU-ve në 12 qarqet e Shqipërisë. Këtë informacion,
“Telegraf” e ka kërkuar mbështetur në ligjin për informimin, por që drejtori
Sejko nuk e jep në kundërshtim me ligjin, ndoshta për faktin që dosjet e
punësimit dhe të emërimeve të tij e të vartësve të tij janë siç kemi
informacion, një “moçal falsiteti” dhe mos batërdi e mospërputhjes së detyrës e
punës që kryhet, me profesionin dhe shkollën që kanë realisht zyrtarët dhe
inspektorët e AKU (ka edhe me arsim fillor) e zanatçinj me 8 e 12 klasë. Por ky
informacion nuk po jepet.

 

Drejtori
Sejko fshehu dhe riktheu kërkesën e “Telegraf”, në Zyrën e Protokollit të AKU

 Çfarë ndodhi? Sipas informacioneve që na erdhën nëpërmjet
burimeve tona brenda zyrës së drejtorit Sejko dhe prej burimesh nga disa zyra të
atyre që ai ka lënë prapa e që ka sjellë prapa në AKU, mësuam se ky zotëria me
mandat drejtorllëku prej partisë çame, por që është zyrtar i shtetit dhe që
paguhet nga taksat e shqiptarëve, i tmerruar prej realitet të nivelit arsimor të
zyrtarëve të AKU, fillimisht urdhëroi të zhdukej letra e dërguar nga “Telegraf”,
duke e “arkivuar” në xhepin e tij! Por pas mesazhit telefonik të gazetarit tonë,
për fatin e letrës dhe për të dhënë informacion sipas ligjit, drejtori çam
Sejko u detyrua të rikthejë letrën në zyrën e protokollit. Këtë e vërteton
fakti, që kërkesa e “Telegraf” ka hyrë në zyrën e protokollit të AKU në datën 5
tetor 2016, por drejtori Sejko e ka nxjerrë nga xhepi dhe e ka regjistruar pas
6 ditësh, konkretisht në datën 11 tetor 2016, me Nr. 4155 Protokolli, konfirmuar
ky skandal nga përgjigjja që ai ka dërguar në “Telegraf”. E megjithëkëtë, ai
urdhëroi të mos jepej asnjë informacion lidhur me arsimimin e tij dhe të zyrtarëve
të tjerë të AKU, madje urdhëroi të mos jepej as përgjigje formale, duke përsëritur
praktikën që bënte me ankesë-kërkesat e qytetarëve në kohën kur ishte
zv/drejtor hipoteke në Tiranë, prej nga e di mirë, se përse është përzënë me
“dajak ligjor” për “ca zullume” që kanë lidhje edhe me shefat e partisë çame, të
cilave është i detyruar t’u japë përgjigje “hallexhinjve” edhe sot që nuk është
më zv.drejtor hipoteke, por që “shkon me raste” në ato zyra “për të mbyllur
disa plagë që ka lënë hapur”. Gazeta “Telegraf” e denoncoi tentativën e
drejtorit çam të AKU për të mos dhënë informacion lidhur me arsimimin real, me
të cilin është graduar ai dhe vartësit e tij në postet drejtuese në AKU, me
shkrimin me titull “
Drejtori çam i AKU nuk jep
informacion për diplomat e të punësuarve në kupolën e AKU”.

 

Përgjigja/ Drejtori Sejko nuk jep informacion për diplomën
e tij dhe të vartësve

 Një ditë pas botimit të shkrimit, drejtori
Sejko ka hartuar një përgjigje zyrtare, me datë 18.10. 2016, Nr. 4155/1 Prot.,
me të cilën nuk jep informacion për nivelin e tij arsimor e të vartësve, por
thur lavde për veten dhe zyrtarët e AKU, duke deklaruar, se ai dhe zyrtarët e
AKU… janë të gjithë specialistë për detyrat që kryejnë në kontrollin e
sigurisë dhe të cilësisë ushqimore, se janë me status të nëpunësit civil, si dhe,
sipas drejtorit Sejko, drejtuesit dhe shefat e AKU në qendër e në rajone, janë
shumë kontribuues, shumë këmbëngulës e pasionantë që të garantohet siguria
ushqimore në Shqipëri, siguri që sipas drejtorit Sejko, prej punës së tij e të
vartësve të tij është në nivelin më të lartë! Përgjigja e ardhur në “Telegraf”,
firmosur e vulosur nga drejtori çam, juristi Dritan Sejko, “masterizuar” edhe për
Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Strugës, nuk jep asnjë
përgjigje për nivelin arsimor të drejtor Sejkos dhe vartësve të tij! Përse? Çfarë
“frike” ka ai nga informacioni për nivelin e tij arsimor e të vartësve të tij në
AKU, gjersa ata janë graduar e punësuar në AKU, duke paraqitur dokumentet për
nivelin arsimor, madje edhe listë notash, duke depozituar nëpër dosje edhe nga
2, 3 e 4 diploma, siç ka paraqitur në “CV” edhe drejtori Sejko? Përse nuk
zbaton ligjin mbi informimin, i cili e detyron të japë informacion për nivelin
arsimor të tij e të vartësve të tij? Çfarë fshihet në dosjet e gradimit të tij
e të vartësve të tij në qendër e në rrethe? Humbja e kontrollit të këtij
drejtori me profesion tornitor, të cilin e ka ushtruar gjatë kohës si emigrant
“i dalluar” në Itali, kohë kur prej 6 vitesh kryente edhe studimet e larta në
Elbasan e më pas “Master” për “Mardhenie Ndërkombëtare” në Strugë, ku janë
diplomuar shumë politikanë e shtetarë të lartë shqiptarë dhe drejtorë qendrorë!
Gazeta “Telegraf”, në mungesë të informacionit prej drejtorisë së AKU për
nivelin arsimor të tij e të vartësve të tij, bllokuar e fshehur me urdhër të
drejtorit Sejko, do të publikojë të plotë informacion që disponon e që ka
ardhur edhe nga burime brenda zyrës së tij e të vartësve të tij dhe të nxjerra
prej investigimit që kemi bërë, duke e nisur që prej shkollave ku ata kanë
nisur klasën e parë fillore e deri tek vërtetësia e kartonëve universitarë me të
cilët janë bërë zyrtarë e drejtues të AKU…


Ja
një kërkesë që na bën drejtori i AKU, të cilën do ta zbatojmë plotësisht

DRITAN SEJKO: “Duke ju falenderuar për investigimet e
here pas hershme në adresë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,
më lejoni t’Ju garantoj se jemi të hapur dhe bashkëpunues për çdo investigim që
kryeni ju apo të
gjithë mediat e tjera. Ne respekt të
informimit, AKU mirëpret të gjithë denoncimet c qytetarëve për të cilin është vënë
edhe numri jeshil pa pagesë dhe është e gatshme të investigojë për rastet që ju
keni denoncuar, gjithmonë në rastet kur të dhënat janë të sakta.
Bazuar në sa më lartë, do
të kërkonim që në asnjë mënyrë, të
mos dezinformohen qytetarët
me
të dhëna të pasakta dhe
lehtësisht të verifikueshme…”


Gazeta “Telegraf”, kërkon informacion…

      1.     
Për
nivelin arsimor të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU

2.     
Për
nivelin arsimor të drejtorëve rajonalë të AKU

3.     
Për
nivelin arsimor të drejtorëve të sektorëve në AKU qendrore e të rajoneve

4.     
Për
nivelin arsimor të shefave të laboratorëve të AKU

5.     
Për
nivelin arsimor të koordinatorëve të AKU

6.     
Për
nivelin arsimor të shefave të kontrollit në PIK (kufi)

7.     
Për
nivelin arsimor të zv.drejtuesve në gjithë nivelet e AKU

8.     
Për
nivelin arsimor të komisionerëve të AKU që drejtojnë konkursin për pranime,
emërime e ngritje në detyrë në AKU

9.     
Për
nivelin arsimor të zyrtarëve që pranojnë, verifikojnë dhe vlerësojnë
akt-kontrollet e inspektorëve në tregje e prodhim

10.  Për nivelin arsimor të nëpunësve të tjerë të sektorit mbështetës  në AKU në qendër e rajone.

11.  Për nivelin arsimor të anëtarëve të komisionit të gjobave

12.  Për nivelin arsimor të inspektorëve që allçinë e
deklarojnë djathë, marmallatën e deklarojnë reçel, hirrën e deklarojnë qumësht,
qoftet me mish qeni i deklarojnë me mish viçi, mishin frigoriferikë somalez e
deklarojnë mish i freskët vendi, që krundet i deklarojnë miell cilësi e parë për
simite fëmijësh, që fidanët pa kokrra i shesin për fidanë me standarde të BE, që
pesticidet e skaduara e të manipuluara që vrasin prodhimin, i shesin për të
sigurta etj…!
Ja kërkesa zyrtare, drejtuar nga Gazeta “Telegraf”

 

I nderuar Drejtor i AKU, të Shqipërisë!

Në respektim të funksionit Tuaj si drejtues i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, njëherazi duke Ju përcjell urimin për një punë të mbarë e korrekte në menaxhimin e këtij sektori jetik për popullatën, të gjendur prej disa kohësh përballë bllokazhit të paraardhësve Tuaj e të shumë vartësve Tuaj ende brenda AKU për të mos na dhënë informacionet e kërkuara dhe madje edhe përballë mungesës së dëshirës për të përcjell në gazetën “Telegraf” aktivitetin e AKU të Shqipërisë, po ju drejtohemi sa vijon:

Gazeta “Telegraf”, prej disa kohësh po publikon denoncime të bëra prej qytetarëve, por edhe investigime të gazetarëve tanë, lidhur me pasigurinë ushqimore në prodhim, treg dhe të ushqimeve që futen nga importi në PIK, në gjithë vijën kufitare. Në vijim të investigimit tonë, kemi dalë në konkluzion, se një nga shkaqet që në treg ka produkte ushqimore të pasigurta, të falsifikuara e jashtë standardeve si vlerë ushqimore, është paaftësia profesionale e shumë drejtuesve dhe inspektorëve të AKU në drejtorinë qendrore dhe në drejtoritë të rajonale. Nga denoncimet e shumta që kanë ardhur në redaksi, thuhet se në strukturën që ju drejtoni, ka në përbërje punonjës me arsim që nuk përputhet profesionalisht me funksionet dhe pozicionet e detyrës së ngarkuar, por edhe me diploma false. Kërkojmë, që zbatim të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” Neni 3, pikat 1,2.3 dhe në Nenit 7, pika 8 të këtij ligji në fuqi, të na jepni të dhëna për arsimin deh kualifikimet e funksionarëve të AKU në qendër e në qarqe.

Mbetemi në pritje të informacionit


Ja përgjigjja zyrtare që jep Drejtori i AKU, Dritan Sejko

 

MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVIILLMIT RURAL DHE  ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

DREJTORIA E PËRGJITHSME

Nr. 4551/1 Prot.

T iranë më 18. 10. 2016

LËNDA: Përgjigje kërkesës Tuaj, me lëndë “Kërkesë për informacion lidhur me arsimimin e drejtuesve të nivelit të parë e të dytë në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU dhe Drejtoritë Rajonale

 

DREJTUAR: Ëngjëll MUSAI

 

Adresa: Rr. Abdyl Frashëri Pallati Hekla Center Tiranë

PËR DIJENIZ. EDMOND PANARITI

Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

 

I nderuar, Z. Musai

 

Referuar kërkesës Tuaj me lëndë “Kërkesë për informacion lidhur me arsimimin drejtuesve të nivelit të parë e të dytë në Drejtorinë e Përgjithshme AKU dhe Drejtoritë Rajonale”, protokolluar pranë Drejtorisë së Përgjithshme AKU, me Nr. 4155 Prot., datë 11. 10. 2016, Ju bëjmë me dije se:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kryen funksionet e tij bazuar në Legjislacionin e Republikës së Shqipërisë duke punuar me shumë rigorozitet për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorin shqiptar. Që nga momenti i krijimit të këtij institucioni, në postet drejtuese të nivelit të parë dhe të dytë si në Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe në ato Rajonale, janë emëruar punonjës të cilët kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm në plotësimin e objektivave të këtij institucioni.

Në kundërshtim me konkluzionet tuaja, shprehur në kërkesën Tuaj, drejtuesit aktual të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë të cilësuar si “Nëpunës Civile”, përzgjedhur në mënyrën më korrekte sipas Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.

Të gjithë drejtuesit e këtyre niveleve janë pjesëmarrës të rregullt të trainimeve të shpeshta që kryhen nga Komisioni Evropian dhe në punën e tyre përfshijnë të gjithë informacionin dhe përvojën sipas rekomandimeve lë Bashkimit Evropian.

Duke ju falenderuar për investigimet e here pas hershme në adresë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, më lejoni t’Ju garantoj se jcmi të hapur dhe bashkëpunues për çdo investigim që kryeni ju apo të gjithë mediat e tjera. Ne respekt të informimit, AKU mirëpret të gjithë denoncimet c qytetarëve për të cilin është vënë edhe numri jeshil pa pagesë dhe është e gatshme të investigojë për rastet që ju keni denoncuar, gjithmonë në rastet kur të dhënat janë të sakta.

Bazuar në sa më lartë, do të kërkonim që në asnjë mënyrë, të mos dezinformohen qytetarët me të dhëna të pasakta dhe lehtësisht të verifikueshme.

Autoriteti Kombëtar i ushqimit është i gatshëm që edhe të ndjek të gjithë rrugët ligjore, në mënyrë që të mos ketë keqinformim të konsumatorëve, panik të panevojshëm dhe të qëllimshëm për sigurinë ushqimore dhe dëmtimin e bizneseve.

 

Drejtori i Përgjithshëm

Dritan Sejko


Ja “CV” me të cilën Dritan Sejko është emëruar në dy poste të larta: Zv/Drejtor i Hipotekës Tiranë dhe Drejtor i Përgjithshëm i AKU

 

Edukimi

 

1986-1990: Shkolla e mesme Profesionale “Ali Myftiu”

1990-1992: Universiteti i Tiranës-Fakulteti Inxhinieri Mekanike (ndërprerë për shkaqe emigrimi)

1996-2002: Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane Dega Juridik (diplomë)

2008-2010: Master në marrëdhënie ndërkombëtare, Universiteti Evropian i Strugës

 

Eksperienca në punë

 

1992-1995: Fabrika “STM”, Cremona, Itali- Tornitor

1995-2000: Administrator Shtëpia Botuese “Sejko”

2000-2001” Menaxher i shpërndarës dhe relacioneve me publikun për gazetën “Bota Shqiptare”-Romë, Itali

2001-2009: Administrator Shtëpia Botuese “Sejko”

Tetor 2008-Janar 2013: Kryetar i Shoqatës patriotike Çamëria, dega Elbasan

Nga maj 20…..(?!): Zv.Kryetar i zyrës së regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme-Tiranë

Nga janar 2016: Nënkryetar i Shoqatës Patriotike Çamëria

 

Programe kompjuterike dhe gjuhë të huaja

 

Porgramet :OFFICE” të sistemit Opeativ WINDOWS

programet “ABOBE” të sistemit WINDOWS e Machintosh

Italisht (Çertffikatë nga fakulteti i Gjuhëve të huaja)-Universiteti i Tiranës

Anglisht


Pa asnjë ndërhyrje, ja një nga denoncimet

 

Emigrantja shqiptare në Itali, Katia Adam (Kadia Bisha), i këkron ndihmë kryeministrit Edi Rama, për të shpëtuar nga “lojërat” që i bënte Dritan Sejko, në kohën kur ishte Zv.Drejtor i Hipotekës-Tiranë 

 

Për ” Edi Rama Kryeminister i Shqiptarëve “

 

Data: 19. 12. 2014 

I nderuar zoti Kryeminister

 

Ju uroj shendet dhe pune te mbare per vendin
tone ! Une, qe ju shkruaj jetoj ne Itali mbi njezet vjet. diku lexova qe ju
pranoni shkrime nga qytetaret lidhur me ankesat ndaj administrates shqiptare .
Nder te tjerat po deklaroj nje: behet fjale per hipoteken e Tiranes , ku kemi
te regjistruar shtepine qe kemi banuar e kam rritur femijet Ne itali kam nje
pension social, i cili bazohet mbi deklarimet e dokumentuara e te legalizuara
ne Shqiperi. Nder te tjerat duhet te deklarohet .edhe shtepia. Kam ardhur dy here
per kete dokument qe quhet certificato patrimomoniale . Heren e pare, shtator
2014 me dergonin nje pergjigje te gjate dhe vleren e shtepise. Ne fund te
letres shkruhej: Nese ju kerkoni te pajiseni me kartele te pasurise se
paluajtshme, ku tek pershkrimi i vecanete te konfigurohet pjesa qe ju perket
juve dhe ne vlere monatare sipas tabeles se cmimeve me vendim qeverie , ju
lutem beni nje aplikim prane Z.V.R.P,P-Tirane, zona 3 ku te kerkoni ne menyre
specifike kete lloj shebimi . firma Dritan Sejko !!!! Une kete lloj sherbimi
kisha kerkuar me shkrim e me firmen time!!! Mu desh te vija prap ne Tirane, te
beja aplikim per se dyti me shkrim e shume qarte, takova dhe personin qe e
kishte firmosur letren e pare ia tregova shqetesimin dhe ia bera te qarte qe documenti
duhet per Itali , iu luta te ma bente sa me urgjent meqe me sollen dy here ne
Shqiperi e jane shpenzime qe me kushtojne shume kete nuk e pranoi , tyha duhen
dy jave , e po mire dy jave . por me siguroi qe do ta benin. Kaloi nje muaj dhe
nuk e bene , u desh te shkohet dy here per te mare vesh ku ka perfunduar zarfi
, e kemi cuar , thane heren e pare, e ka fajin posta, ne poste nuk ishte. U
shkua per here te dyte, atehere u mor vesh qe dokumenti nuk ishte bere fare, me
kushtoi 5 jave kohe , dhe me e keqja, qe asgje nga keto qe kisha kerkuar nuk
ishte plotesuar as heren e dyte, te pakten vleren monetare te shtepise ta
shenonte ne cartele !!! sepse e kishin te bere ,( si duket harruar dhe punuar
pa vemendje ndaj kerkeses ). Ashtu sic ishte e legalizova dhe sot e paraqita ne
Inps , Itali , Nuk eshte i vlefshem !!! Pse e kerkojne ‘ ne Itali ? Ajo qe i
duhet institutit italian eshte Rendita Catastale Ne hipoteken e Tiranes nuk
ishin prezent se c’ do te thote rendita catastale , Sot ma bene te qarte ne
Inps : se il cittadino non e’ in grado di presentare documenti la pratica si
respinge , Sadoqe u perpoqa te spjegoj qe ne shqiperi nuk ekziston koncepti i
rendites catastale, e kote! Nuk paguhet pensioni . derisa te sjell nga
Shqiperia dokumentin ne fjale . Keshtu mendimi i pare ku te drejtohem me erdhi
te Ju ,dhe me vjen keq qe u zgjata , natyrisht ,po shqetesimi eshte i madh. Ky
eshte nje problem i te gjithe shqiptareve emigrante ne Itali , qe duhet te
perfitojne pension social , kuptohet mosha e vjeter . Ketu te percjellin me te
drejten qe t’ besh ricorso ose gjygj ( Ne as ketu as atje , as te mames as te
njerkes) Ketu me ne zbatojne ligjin , nuk na bejne gje per hater , ne rastin ne
fjale se uno stato non e’ in grado di precisare la rendita catastale, il documento
non e’ valido .

Ju lutem, se kam pare qe shume gjera po i
vini ne drite : A nuk e ben dot hipoteka jone kete tregues?? Sepse ne Itali
eshte fondamentale dhe ben pjese ne te ardhurat vjetore, mbi te cilat
llogaritet pensioni social. Me duhet te vi prap per here te trete ne janar , po
nuk kam asnje siguri qe do pajisem me kete dokument. Atje, ne hipoteke sadoqe
do maresh nje numer per aplikim e do presesh radhe, kam gjete nje rremuje te
madhe edhe ne sportel, punonjesja meret me dy-tre e kater vete ne te njejten
kohe, pa mbaruar me ty, flet me tjetrin, keshtuqe nuk jane present te te japin
nje pergjigje te sakte. Eshte e dhimbshme te bej bileta avioni tre here per nje
dokument leter. Ju pershendes me respekt dhe Ju uroj Gezuar festat e fundvitit!
Kada bisha. 

per fb . katia adam (Bisha).

Cocaglio, Brescia,

Itali, 19 . 12. 2014