Emigrantët shqiptarë në Greqi: Nuk paguhen, humbin punët

478
Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, po ndiejnë këto ditë më shumë se kurrë përmasat e krizës greke. Shumë prej tyre punojnë, por nuk paguhen, ndërsa të tjerët po humbasin vendet e punës. Emigrantët e kanë të vështirë të kthehen në Shqipëri për shkak të integrimit të fëmijëve, por edhe prej investimeve që kanë kryer në Greqi. Në Greqi edhe sot bankat qëndruan të mbyllura dhe dhjetëra qytetarë pritën me radhë para bankomateve për të tërhequr shuma te kufizuara të parave të tyre. Kriza ka goditur edhe sipërmarrësit shqiptarë që jetojnë prej vitesh në qytetin verior të Janinës.
Sigal