Emërohen tre prokurorë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

712
Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e tre prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ndërkohë ende nuk është dekretuar emërimi ministrit Ahmetaj në postin e Ministrit të Financave dhe të Milva Ekonomit në postin e Ministres së Ekonomisë
Zoti Klodian Braho, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Zonja Pranvera Pustina, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Zonja Sonila Muhametaj (Domi), aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Sigal