Studentët që kanë studiuar ne BE apo SHBA pranohen pa konkurs në Magjistraturë

583
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani propozon ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”
Ministri propozon hapje të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës.
Sipas prligjit në përputhje me numrin e vendeve vakante të përcaktuara sipas nenit 16 të këtij ligji, u ofrohet pranimi pa konkurs kandidatëve që:
1- Kanë përfunduar studimet në një prej universiteteve prestigjioze të vendeve anëtare te Bashkimit Europian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas listës që miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Arsimit dhe Sportit.
2- Kanë përfunduar studimet me “Medalje Ari” në Universitetet Publike në Republikën e Shqipërisë.”
Projekti përcakton që të paktën në vitin e parë për këtë kategori, pranimi të bëhet me procedura të lehtësuara, por pa çeduar në cilësinë e përzgjedhjes.
Gjithashtu nisur nga nevoja aktuale për burime njerëzore, me propozim të Ministrit Manjani, Ministria e Drejtësisë kërkon që brezi i parë i pranuar në këtë shkollë nga kategoria e atyre që kanë studiuar jashtë vendit, t`u ofrohen një program formimi profesional i përshpejtuar i kombinuar me praktikë.
Kriteret 
Për formimin fillestar të kandidatëve që pranohen pa konkurs, sipas nenit 17/1, për vitin akademik 2016-2017 dhe 2017-2018, nuk zbatohet neni 14 i ligjit.
Formimi fillestar i tyre përfshin një periudhë 1 vjeçare trajnimi intensiv, ku ndërthuret programi teorik me praktikën aktive me ndjekjen e çështjeve më pak të komplikuara nën drejtimin e një gjyqtari ose prokurori.
Programi teorik është i përbashkët për të gjithë kandiatët, ndërsa prorgami i praktikës aktive zhvillohet sipas profileve që ka zgjedhur kandidati si gjyqtar ose prokuror.
Kandidatët që pranohen pa konkurs, gjatë periudhës së ndjekjes së programit, nuk përfitojnë shpërblimin që parashikon neni 18 i ligjit.
Qëllimi projektligjit është të krijojë lehtësira për të reja dhe të rinj që kanë mbaruar studimet e larta jashtë vendit si dhe të gjithë ata studentë të ekselencës që duan të bëhen magistër thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë
Gjithashtu, një rëndësi të veçantë, thotë ministria merr dhe shtimi i kuotave nga Shkolla e Magjistraturës për pranimin e studentëve, pa detyrimin e shtetit për të paguar shpenzimet e studimit.
Manjani nënvizon se Shkolla e Magjistraturës duhet të trajnojë më shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj
Sigal