Emërimet, gjyqtarët e paaftë dhe të përfolur zëvendësojnë profesionistët

454
Sigal

Ka më shumë se një muaj që emërtesa e gjyqtarëve ka emëruar Kryetar të Gjykatës së Lezhës, njeriun më të përfolur për korrupsion në këtë gjykatë, i diplomuar në “Universitetin” 6 mujor të Plepave, zëvendësoi gjyqtarin I.P.,  mbaruar juridikun në Universitetin e Tiranës me nota të shkëlqyera.

Lajmi del nga godina e gjykatës së shkallës së parë të Lezhës, ku KLD i ka besuar drejtimin e kësaj gjykate zotit D. D. duke zëvendësuar paraardhësin e tij I. P., i cili kishte zëvendësuar zonjën F. P. Pra lëvizje të pamotivuara. Ky emërim ka indinjuar thellë dhe ka mbushur me zemërim shumë lezhjanë e Mirditorë që operojnë në këtë gjykatë e sidomos të atyre që kanë pasur rastin ta njohin Kryetarin e ri nëpërmjet gjykimeve të bëra prej tij të cilët janë ndjerë të pa rehatshëm, për vendime të njëanshme dhe korruptive, fakte që vazhdojnë të jenë ende gjallë e të freskëta nëpër dosjet e këtyre gjykatave, mjafton për të vërtetuar paudhësitë e emërimit nga Këshilli i Lartë i drejtësisë dosja me nr. 34 dt. 29.01.2009, i ndodhur pranë kësaj gjykate. Mjafton të thuash se gjykimi i tij ndaj një zyrtari në Mirditës në bashkëpunim dhe me përfaqësuesit e organeve të akuzëz Lezhë, ka dhënë pafajësi korruptive zyrtarit më të rëndomtë të Mirditës, duke i dhënë pafajësi me vendimin nr. 4 dt. 17.01.2012 duke u bërë bashkëpunëtorë për këstin e 35 mijë eurove të ndara midis një prokurori e tre gjyqtarëve. Kjo situatë është absurde…