Emergjenca e COVID-19, riatdhesohen 1,700 shtetas italianë nga Shqipëria

368
Sigal

Rreth 80 mijë italianë të bllokuar jashtë kufijve gjatë emergjencës së pandemisë janë riatdhesuar.

Mbi 1,700 italianë janë riatdhesuar nga Shqipëria në Itali e janë të tretët për numër pas atyre të riatdhesuar nga Britania e Madhe rreth 33 mijë e Australia rreth 1700.

Nga Rumania janë riatdhesuar 1,500 shtetas italianë, nga Malta rreth 1000.

Aktualisht ndodhen ende 4 mijë italianë jashtë kufijve.

Gjatë 10 ditëve të ardhshme Ministria e Jashtme ka në program fluturime të reja për rikthim të tyre në atdhe.