Elbasan/ Sekuestrohet arsenal i madh armësh dhe granata dore. Detajet

1031
Sigal

Policia e Shtetit ka sekuestruar në orët e pasdites së sotme një arsenal të madh armësh, fishekësh dhe granata dore në qytetin e Elbasanit.

Gjatë aksionit policor thuhet se janë sekuestruar 15 arka me municion dhe 12 granata dore

Armët janë sekuestruar në fshatin Godolesh, të Elbasanit.

Mendohet që armët janë fshehur aty për ti mbajtur larg syve të policisë në kontrollet e saj.