Elbasan/ Maskat marrin 100 milion lekë, grabitën dy kasaforta në fabrikën e përpunimit të peshkut

421
Sigal

Një fabrikë e përpunimit të peshkut mësohet se është grabitur ditën e sotme në fshatin Fushë-Labinot në Elbasan.

Burime mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Grabitësit mësohet se kanë marrë kasafortën e cila kishte në të një shumë prej 100 milion lekësh

Personat mësohet se kanë qenë të maskuar dhe kanë mundur të hapin vetëm një nga dy kasafortat.

Ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete.

Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me një automjet tip Benz.