Ivi Kaso akuza Ramës: Po tenton të ndryshojë kushtetutën në mënyrë të njëanshme

287
Sigal

Përfaqësuesi Ligjor në Partinë Demokratike Ivi Kaso ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të ndryshojë kushtetutën, duke pretenduar se pas kësaj lëvizje janë interesat e popullit.

Kaso tha se Rama ndihet i dizavantazhuar për shkak të keqqeverisjes, duke shtuar se kjo e shtyn atë të kërkojë heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ivi Kaso përshëndeti edhe lëvizjen e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore, duke deklaruar që pret që ajo të vazhdojë në këto hapa.

“Po ngremë këmbanat e alarmit për të denoncuar sepse po preket kushtetuta në mënyrë të njëanshme për llogarit të Edi Ramës. Po pretendohet se po ndryshohet kushtetuta për interesat e popullit, si hapja e listave.

Ky sistem me koalicione, për shkak të formulës me të cilën ndahen vota krijojnë një avantazh numerik për shkak se mbetjet prodhojnë vota për koalicionet. Sot nuk ka asnjë aleat në qeverisje dhe asnjë aleat për zgjedhjet e ardhshme.

Thotë që unë jam i dizavantazhuar për shkak të keqqeverisjes. Kjo në llogarinë e vet mendon se mund t’i heqë opozitës disa mandate.

Do presim që SPAK të vazhdojë të veprojë për krimet zgjedhore. Rama parashikon të blejë deputetë”, tha Ivi Kaso.