Ceremonia e titullit kampion, klubi i Tiranës del me njoftim të rëndësishëm

40

Titulli kampion do t’i dorëzohet Tiranës ditën e nesërme. Bardheblutë do të marrin trofeun me të rëndësishëm në futbollin shqiptar për herë të 25-ë. Bardheblutë triumfojnë pas 11 vitesh dhe fatkeqësisht nuk do të mund të festojnë me tifozët e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Klubi bardheblu ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se nuk do të ketë asnjë organizim për titullin, për momentin.

“Të mërkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të. Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë.

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve, sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë”, shkruan klubi bardheblu në faqen zyrtare në “Facebook”.