Ekzekutimi i pronarit të karburantit në Tropojë, policia jep detajet. Dy grupe të FNSH ‘blindojnë’ zonën

478
Sigal

Vrasje me arme zjarri ne Tropojë. Ngjarja e rende ka ndodhur mbreme, ku viktima eshte ekzekutuar në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani”, ne Tropoje. 

skene krimi

Viktima eshte shtetasi Guxim Gjyriqi, 47-vjecar. Ai eshte vrare me arme zjarri nderkohe qe ka qene perpara karburantit te tij.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe nuk ka ende te dhena per autore te dyshuar.

Informacioni paraprak 

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit