Ekzekutimi i Etjan Nikulajt në Lezhë/ Vrasësit e vëzhguan dy ditë, shtatë plumba kapën 40-vjeçarin

28
Sigal

Dy ditë është mbajtur nën vazhdim nga vrasësit Etjan Nikulaj, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Lezhës.

Ka dyshime se automjeti tip ‘BMW’ ngjyrë gri e përdorur nga atentatorët që e gjet e djegur në zonën e Rinasit është fokusuar edhe një ditë para ngjarjes duke lëvizur në zonën e Lezhës, por nuk është arritur identifikimi i personave që kanë qenë brenda makinës, pasi ata janë treguar të kujdesshëm.

Deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Lekstakaj me të cilët janë në hasmëri fisi Nikulaj, por nuk është arritur të provohet që të kenë lidhje me ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lirë.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes, por pa përjashtuar edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur viktima gjatë kohëve të fundit të cilat po kalohen në sitë nga ana e hetuesve me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër është zbardhur edhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës. 40-vjeçari Etjan Nikulaj është përshkuar nga 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ku dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore duke i marrë edhe jetën